UBT

PDK: Luta po shpenzon mijëra euro për vizita

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – I dashuruar pas vizitave turistike, kryetari i komunës së Gjilanit po vazhdon ta shpenzoj buxhetin komunal në mënyrë të pakontrolluar. Gjatë muajve të fundit ai ka shpenzuar mbi 10 mijë euro të buxhetit komunal, në emër të vizitave zyrtare që i ka realizuar jashtë vendit dhe në emër të pritjes së delegacioneve që e kanë vizituar Gjilanin. Vetëm për vizitën e Ilir Metës në Gjilan janë shpenzuar katër mijë euro. Kjo është dieta buxhetore e Lutfi Hazirit thotë Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja.

Rashiti ka shtuar se nuk janë problem vetëm shpenzimet enorme të buxhetit komunal për vizitat e tija turistike, por çështja është se asnjë punë serioze dhe asnjë problem i qytetarëve nuk po trajtohet dhe zgjidhet nga mospuna e kryetarit të komunës dhe e institucioneve tjera komunale të cilat kanë mbetur pa zot shtëpie.

Jemi në fillim të vitit dhe nuk shihet asnjë angazhim të Kuvendit Komunal dhe të ekzekutivit, për të vazhduar përgatitjet para sezonës së pranverës dhe verës, për të vazhduar projektet investive dhe për të nisur ndonjë punë serioze në komunën e Gjilanit.

FIDANISHTJA

Në mungesë të ekzekutivit, të gjithë zyrtarët komunal sikurse kryetari i tyre po merren vetëm me vizita, ai jashtë vendit e të tjerët nëpër mahalla, si në kohë fushate elektorale. Këtij pushteti në Gjilan i ka humbur busulla në kohë dimri, po verës çfarë do ti ndodhë?

Normalisht në kohë dimri, qeverisja komunale do të duhet të përgatitej me projekte dhe gjëra të tjera, në mënyrë që me përmirësimin e motit, të jetë e gatshme për të punuar me dinamikë të madhe në realizimin e projekteve të planifikuara, por as kjo nuk po ndodhë fatkeqësisht ka thënë Riad Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.