UBT

PDK: Lufta e Lutës ndaj sportit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rezultatet e vendimit të Lutfi Hazirit për shuarjen e drejtorisë komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, po shihen sot pas një viti. Ku sektori i kulturës është i anashkaluar plotësisht, rinia e selektuar dhe në shërbim të politikës, sporti i degraduar dhe drejtë falimentimit të shumë klubeve sportive e të suksesshme që ka pasur Gjilani.

Aktivitetet e mijëra sportistëve, artistëve dhe e të rinjëve po shuhen nga mungesa e skajshme e përgjegjësisë dhe mos mbështetjes së institucioneve komunale të Gjilanit.

Pakënaqësitë, ankesat dhe vërejtjet e shumta që sot shumë klube sportive me shqetësime serioze po i adresojnë ndajë komunës dhe drejtpërdrejtë ndaj kryetarit Lutfi Haziri, tregojnë më së mirë gjendjen e rëndë me të cilën sot po ballafaqohet sporti Gjilanas.

Ku përveç mungesës së plotë të investimeve kapitale në infrastrukturën e sport, nga qeverisja Haziri mungon edhe mirëmbajtja e shumë investimeve që janë bërë gjatë qeverisjes së PDK-së në Gjilan, ku u ndërtuan shumë fusha të reja sportive, salla të sporteve, klubeve sportive mbështetje financiare në maksimum krahas mundësive që kishte komuna.

ARKATANA

Ka dy vite që Lutfi Haziri ka nisur disa fusha sportive të projektuara dhe tenderuara nga qeverisja e PDK-së, por ende janë në fazën fillestare, për shkak të shkeljeve ligjore dhe mosrespektimit të procedurave ligjore. Aktualisht është kompania e tretë (nga Ferizaji) të cilës i është dhënë tenderi për të implementuar projektet e njëjta, e që dy kompanive të tjera (nga Gjilani) pasi u janë dhënë tenderat, u janë anuluar kontratat për realizimin e këtyre projekteve.

Sporti në Gjilan nuk po mund të mbijetojë, nuk ka përkrahje institucionale që është shumë lehtë e realizueshme sikur të kishte vullnet kryetari Haziri, nuk ka mbështetje financiare si pasojë e joseriozitetit dhe mos angazhimit të institucioneve komunale. Ndaj shumë klubeve sportive nuk po kryhen obligimet financiare për të cilat është zotuar Kuvendi Komunal, kështu duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në garat sportive.

Turpi më i madh që po e bënë Lutfi Haziri është ndalesa që ua ka bërë qindra sportistëve dhe fëmijëve për të shfrytëzuar hapësirat e sallave sportive për të zhvilluar
aktivitetet e tyre sportive. Kjo pengesë e pakuptimtë dhe e paarsyeshme ka ekzistuar vetëm deri në vitin 1999 dhe dihet nga kush kanë ardhur ato pengesa.

Kjo qasje degraduese e kryetarit të komunës ndaj sportit është e papranueshme dhe e turpshme. Në popull thuhet një fjalë e urtë “Nëse mirë nuk mund të bësh, bile keq mos bon”. E Lutfi Haziri nuk duhet të bëjë keq edhe pse asgjë nuk mund të punojë e bëjë mirë për sportin Gjilanas, edhe nëse asnjë premtim nuk pritet ta realizojë gjatë mandatit të tij të humbur për qytetarët, e i dështuar si kryetar komune dhe i njohur për mashtrime dhe dëme që i ka bërë komunës së Gjilanit, sa herë i ka ardhur rasti politik thuhet në reagimin e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport, dega e PDK-së Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.