ARKATANA

PDK llogarit në deputetë të Bllokut për Kryeparlamentarin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Lëvizja e të paktën katër deputetëve nga treshja LDK-AAK-Nisma te Partia Demokratike e Kosovës do t’ia mundësonte kësaj të fundit ta zgjidhte kryetarin e Kuvendit dhe t’i hapte rrugë formimit të qeverisë së re. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 8 qershorit, PDK-ja si fituese e zgjedhjeve ka siguruar 37 ulëse në Kuvend. E rreshtimi i Listës Serbe dhe të gjitha partive parlamentare të minoriteteve në krah të PDK-së, do ta çonte në 57 numrin e deputetëve. Për ta bërë shumicën parlamentare në Kuvend, PDK-së i duhen të paktën edhe votat e katër deputetëve.

E arritja e numrave të mjaftueshëm për ta votuar kryetarin e Kuvendit, po shihet si mision i mundur nga drejtuesit e PDK-së. Burime të gazetës Tribuna brenda kësaj partie, bëjnë të ditur se ditëve të fundit kësaj partie i janë ofruar të paktën shtatë deputetë nga partitë e tjera pjesëmarrëse në Kuvend. Sipas këtij burimi, këta deputetë janë shprehur të gatshëm ta përkrahin partinë e Hashim Thaçit në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Hidromorava

“Ne tani i kemi numrat për ta votuar kryeparlamentarin dhe për ta krijuar qeverinë e re. Kjo gjë është arritur edhe falë bashkëpunimit të disa deputetëve nga partitë e tjera të cilët na kanë premtuar votën e tyre për votimin e kryeparlamentarit dhe krijimin e qeverisë”, i ka thënë ky burim gazetës Tribuna.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.