Mobi Casa

PDK: Llashtica dhe Lladova, Qemajl Mustafa është i pa konkurrencë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari Qemajl Mustafa, i shoqëruar edhe nga shefi i shtabit Izmi Zeka, Ejup Qerimi, drejtor i Telekomit, dhe nga disa kandidat për këshilltar nga kjo anë, në një takim me aktivistët e PDK-së në Llashticë dhe Lladovë, ka marrë mbështetjen e fuqishme edhe për mandatin e tretë, sepse siç thanë ata investimet që i ka premtuar për fshatrat tona i ka realizuar dhe ne jemi falënderues të përhershëm.

Me këtë rast kryetari Qemajl Mustafa Ne me punën tonë sot promovohemi para jush që të ecim përpara. Ne vërtet kemi premtuar por me të gjitha kapacitetet dhe mundësit që ka komuna edhe kemi investuar.

Ai tha se disa projekte i kemi realizuar në fshatrat tuaja, por edhe një numër të madh të investimeve do të bëhen për katër vjet të ardhshme. “Kemi investuar në disa rrugica nëpër fshatrat tuaja, kemi investuar në arsim, kemi investuar mjaft shumë edhe në bujqësi. Së shpejti do ta kemi edhe përfituesin e tenderit për asfaltimin e rrugës Lladovë – Nasal”.

Ai ka thënë se ju duhet të angazhoheni që votat për PDK-në të jenë shumë voluminoze, sikurse që edhe votat për kandidatin për kryetar të jenë edhe më shumë se herave të tjera.

Mobi Casa

Ndërsa Mustafa ka lutur banorët që votat e tyre t’i drejtojnë tek kandidatët e tyre që janë nga kjo anë sepse më së miri e din vet ata se çka është prioritet i lagjeve apo fshatrave tuaja.

Gjithashtu ai ka thënë se investimet e Komunës dhe të qeverisë së Kosovës nuk do të ndalen, por edhe investimet private janë jashtëzakonisht të mirëseardhura, sepse me këto investime ndodh zhvillimi ekonomik i Gjilanit, hapen vende të reja të punës. Kosova ende ka buxhetin e vogël dhe nuk mund të ndryshoj gjendjen që të jemi të barabartë me vendet më të zhvilluara dhe përparuara perëndimore. Ne bashkërisht për këtë mandat do ta bëjmë Gjilanin Evropian sepse në atë rrugë e kemi drejtuar.

Tashmë është krijuar Komuna e Zhegrës dhe ju secili fshat i kësaj ane do të keni përfaqësimet tuaja në Komunën e Zhegrës.

Mbështetje edhe për mandatin e tretë i kanë dhënë kryetarit Mustafa të gjithë kryefamiljarët e pranishëm në këtë takim thuhet në njoftimin e degës së PDK-së./rajonipress/