ARKATANA

PDK-LDK s’i kanë votat për Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dy partnerët e koalicionit, PDK-ja dhe LDK-ja, nuk kanë arritur ende t’i bindin deputetët e tyre që janë kundër Marrëveshjes së Demarkacionit që ta kalojnë atë, pavarësisht thirrjeve tashmë edhe të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe të SHBA-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Jo vetëm opozita, kundër Marrëveshjes së Demarkacionit janë edhe një numër jo i vogël i deputetëve të koalicionit, të cilët thonë se nuk do të ndërrojnë mendje.

Nait Hasani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj janë vetëm disa nga deputetët të cilët bindshëm kanë ritheksuar se nuk do ta votojnë versionin aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit.

Ndërkohë Hatim Baxhaku, Anton Quni e Shukri Buja nuk kanë preferuar ta publikojnë qëndrimin e tyre, sado që disa herë janë zotuar se do të veprojnë në mënyrën më të duhur, shkruan “Zëri”.

ARKATANA

Pos këtyre, deputetët Shaip Muja, Vjosa Osmani, Melihate Tërmkolli, Arben Gashi, Fatmir Rexhepi e Raif Qela janë disa emra të tjerë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth Demarkacionit.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar edhe njëherë se nuk do ta votojë Marrëveshjen e Demarkacionit po që se ajo shkon në Kuvend.

“I kam deklaruar qe dy vjet këto gjëra, pse nuk e votoj dhe as nuk kam ndërruar qëndrim. Pa konsensus nuk e votoj asnjë demarkacion”, ka deklaruar Hasani për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.