PDK: LDK dhe VV nuk kanë legjitimitet të përfaqësojnë shqiptarët në Kllokot?
Viti – Partia Demokratike e Kosovës dega në Kllokot është partia fituese e zgjedhjeve, kurse Vetëvendosje dhe LDK-ja janë pjesë e Koalicionit me Listën Serbska sepse i dhuruan Streqko Spasiciq 83 Vota.
Vetëvendosje nuk ka marr pjesë në zgjedhjet lokale në Komunën e Kllokotit por ka punuar dhe e ka mbështetur sikurse LDK-ja Listen Serbska duke i dhuruar 83 Vota dhe pasi Lista Serbska e morri mandatin për të udhëhequr me Komunën e Kllokotit i shpërbleu këto dy parti duke i futur ne koalicion thuhet në reagimin e PDK-së dega në Kllokot.
Vetëvendosjes i dha Drejtorin e Administratës Publike kurse LDK-së Nënkryetarin për Komunitete.
PDK dega në Kllokot pavarësisht ndarjes tani është edhe më e fort dhe është gjithmonë e përkushtuar që t`i shërben komunitetit Shqiptarë në Kllokot dhe pavarësisht kërkesës së Listës Sërbska për tu bërë pjesë e Koalicionit ne e kemi refuzuar në kërkesë të tillë pasi që Lista Serbska dhe Kryetari i saj Streqko Spasic nuk kanë pranuar kërkesat e PDK-së që të Respektohen Simbolet Shtetërore, mënyra e punësimit të bëhet në mënyrë proporcionale me numrin e banorëve të dy komuniteteve, dhe nuk ka pranuar që komuniteti shqiptarë të ketë qasje në arsim, shëndetësi e kulturë.
LDK dhe VV janë pjesë e koalicionit me Listën Serbska vetëm për interesa të ngushta dhe nuk kanë legjitimitet të përfaqësojnë Komunitetin Shqiptarë në Kllokot sepse janë humbës dhe kanë hyrë në koalicion vetëm për interesa personale dhe për t`i zbatuar urdhëratë e interesave të Listës Serbska
Reagojmë ashpër ndaj mos përgjegjësisë institucionale të këtyre dy subjekteve dhe Hasan Rashitit si nënkryetarë për Komunitete dhe Hidajet Ahmetit si Drejtor i Administratës Publike nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje si pjesë e koalicionit me Listën Serbska.
Lista Serbska dhe Streqko Spasic po i përdorin këto dy subjekte politike që të realizojnë programin e tyre dhe që ta kenë më të lehtë formimin e asociacionit të komunave serbe në Kllokot.
Vetëvendosje në Kllokot implementon politikat e qendrës së Vetëvendosjes. PDK dega në Kllokot e ka legjitimitetin qytetarë dhe do merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe përsëri do të arrij një fitore bindëse dhe të madhe përfundon reagimi./rajonipress/


