United Hospital

PDK, LDK dhe AAK: Vetëvendosje po synon pushtet të pakontrolluar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas përfundimit të seancës së 46-të të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për tentim të kapjes së pushtetit dhe për përjashtim të çdo forme bashkëpunimi demokratik.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, deklaroi se Kuvendi, si institucion që duhet të jetë tempull i demokracisë dhe përfaqësimit qytetar, është shndërruar në pasqyrë të një krize të thellë politike për shkak të qasjes së Vetëvendosjes.

ADVERTISING

“Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit dhe demokracisë. VV-ja nuk dëshiron ta ndajë pushtetin, sepse do pushtet të plotë dhe të pakontrolluar. Pushtetin nuk e sheh si përgjegjësi publike, por si pronë private,” tha Zemaj.

Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje përdor gjuhë bashkëpunimi, por në realitet kërkon jo partnerë, por “vasalë”, madje duke llogaritur edhe në votat e Listës Serbe për interesa të saj.

Fundamenti

Deputeti i PDK-së, Jahir Demaku, tha se qasja e Albin Kurtit ndaj institucioneve është e motivuar nga dëshira për të qeverisur pa kontroll parlamentar. “Rezultati i kësaj qeverisje është rritja e varfërisë dhe korrupsionit në vend,” deklaroi ai.

Ndërkohë, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, akuzoi Vetëvendosjen për braktisje të sallës plenare për të shmangur përballjen me realitetin në vend.

Ajo shprehu shpresën se aktgjykimet e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese do të sjellin më shumë qartësi për rrugën përpara dhe se vendi “nuk duhet të jetë peng i Albin Kurtit.”

Seanca e 46-të për konstituimin e Kuvendit përfundoi pa sukses, duke e thelluar më tej krizën institucionale dhe politike në Kosovë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.