ARKATANA

PDK-LDK afër zyrtarizimit të Mustafës kryeministër

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Grupet punuese të LDK-së dhe PDK-së me gjithë dallimet e mëdha kanë arritur në fazën finale të ndarjes së dikastereve dhe hartimit të programit qeverisës, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse shumë gjëra janë definuar, zyrtarisht heshtet për emrat e ministrave, por edhe të vetë kryeministrit.

Megjithatë posti i kreut të Qeverisë tanimë është punë e kryer dhe ai i takon Isa Mustafës. Burime të ndryshme nga të dyja partitë kanë thënë se të hënën apo të martën pritet të nënshkruhet marrëveshja e plotë për qeverisje.

Uji Dea

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, por as zyrtarë të partisë së tij deri më tani nuk e kanë zënë ngoje fare çështjen e kryeministrit, për të cilin post Thaçi kishte thënë më herët se nuk heq dorë.

Një burim i afërt me PDK-në ka thënë se çështja e mospërmendjes së Mustafës si kryeministër nga ana e Thaçit ka të bëjë më së shumti me përpjekjen që të parandalohet reagimi negativ brenda partisë për arsyen që lëshohet posti i shefit të Ekzekutivit./KOHA/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.