Mobi Casa

PDK: Kurti të heq dorë nga kërcënimet dhe presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur praktikë të rrezikshme të VV’së presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

PDK’ja përmes një komunikate për media ka thënë se e dënon ashpër kërcënimin e Albin Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër kërcëninin e kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti ndaj Gjykatën Kushtetuese. Letra e dërguar prej kryeministrit të shkarkuar Kurti, është një shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve. Teksti i asaj letre duhet konsideruar si një cënim i rëndë i pavarësisë së institucionit më të lartë të vendit që bën interpretimin përfundimtar të aktit themeltar të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

Uji Dea

PDK i ka bërë thirrje Kurtit që të heq dorë nga presionet, sulmet dhe kërcënimet.

“Tendenca për të ndikuar përmes kërcënimit, shantazhit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në vendimit e institucionit të Gjykatës Kushtetuese por edhe të institucioneve të tjera të pavarura, është tashmë një praktikë e njohur e Lëvizjes Vetëvendosje.

Prandaj Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje kryeministrit të shkarkuar Kurti, që të heq dorë nga presionet, sulmet, hakërrimet apo kërcënimet që është duke i bërë Gjykatës Kushtetuese dhe kujtdo institucioni tjetër të pavarur”, thuhet në reagimin e PDK’së./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.