ARKATANA

PDK kundër “Bllokut” para Kushtetueses

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Betejës kushtetuese për postin e kryetarit të Kuvendit po i vjen fundi. Sot, para trupit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e PDK-së në njërën anë dhe ata të bllokut LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër pritet t’i ballafaqojnë argumentet e tyre në lidhje me zgjedhjen e Isa Mustafës në seancën e 17 korrikut në postin e kryetarit të Kuvendit.

PDK pretendon se Mustafa ishte zgjedhur në mënyrë antikushtetuese në postin e kryekuvendarit, kurse blloku i treshes LDK, AAK dhe Nisma të kundërtën. Ashtu siç kanë paralajmëruar palët, në krye të ekipit të PDK-së para Kushtetueses do të jetë deputeti Arsim Bajrami, kurse ekipin e bllokut LDK, AAK dhe Nisma do ta kryesojë deputetja Vjosa Osmani.

ARKATANA

Seanca dëgjimore pritet të jetë vetëm një nga zhvillimet mbi bazën e të cilave Kushtetuesja më pas do ta marrë vendimin. Sipas procedurave, paneli i gjyqtarëve do t’i dëgjojë argumentet e të dy palëve dhe më pas do të mblidhet për të vendosur. Ndonëse afati ligjor për marrjen e vendimit nga Kushtetuesja rrjedh deri më 18 shtator, pritjet janë që konkluzioni të merret nëse jo të enjten, të paktën këtë të premte…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.