PDK kujton Betejën e Zhegocit
Gjilan – Në shënimin e 17 vjetorit të Betejës së Zhegocit të UÇK-së, kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti së bashku me anëtarët e kryesisë nderuan dëshmorët duke bërë Homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Gjilan.
“Edhe sot në këtë 17 vjetor të Betejës së Zhegocit, kujtojmë me nder e krenari të gjithë të rënët për liri. Në këtë ditë ne kujtojmë përpjekjet dhe sakrificën e bërë në betejat dhe luftën heroike për çlirim. Sot ne përulemi me ndjenjën e krenarisë para veprës sublime të dëshmorëve tanë”, ka thënë në këtë përkujtim kryetari i degës Zenun Pajaziti.
“Sot, kur ne jemi të lirë, falënderojmë për kontributin dhe sakrificën e tyre edhe shumë djem luftëtarë të Zonës së Karadakut, të cilët e vunë vetën e tyre në shërbim të luftës për çlirim.Prandaj edhe kjo ditë e shënimit të Betejës së Zhegocit të na shërbejë si ditë për të kujtuar rrugën e vështirë me plotë sakrificë deri në liri dhe gjakun e dëshmorëve e amanetin e tyre”, ka kujtuar kryetari Pajaziti./rajonipress/


