Eko Higjiena

PDK konkurron me kandidate të denja për Dardanën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Partia Demokratike e Kosovës Dega në Dardanë, ka vendosur të kandidojë me zonja të denja e që pretendojnë të garojnë për asamblenë komunale të kësaj komune për zgjedhjet e 3 nëntorit 2013. Shega Hasani, është njëra prej kandidateve që pretendon të fitojë ulësen në Asamblenë Komunale nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në Kuvendin Komunal të Dardanës.

Ajo me profesion është motër medicinale dhe ushtron detyrën e përgjegjëses së sektorit të Mjekësisë Familjare pran QKMF-së në Dardanë.

Për të kandiduar për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të këtij viti, zonja Hasani dhe të gjithë që duan të kandidojnë në listën e PDK-së për asamblenë komunale të Dardanës, duhet medoemos të kërkojnë besimin e qytetarëve dardanas, për t`i përfaqësuar më pas ata në asamblenë komunalë të kësaj komune.

GRANDEMALL

“Unë do të tentoj që t’i bindë qytetarët e komunës së Dardanës për votuar subjektin politik të PDK-së dhe kandidatët për asamblenë komunale të Dardanës e që njëkohësisht vota e tyre të jetë më e zëshme në asamblenë e ardhshme komunale dhe njëkohësisht për t`i siguruar ata se do të bëjë çmos që në rend të parë, kontributi ynë të jetë gjithnjë në përmirësimin e gjendjes së shëndetësisë në Dardanë”.

Për më tepër, zonja Hasani, ka besim tek votuesit besnik të saj, duke i ftuar ata, që të dalin të votojnë PDK-në, sidomos fton të gjithë ato zonja që hezitojnë të dalin në zgjedhjet komunale. “U bëjë thirrje, sidomos zonjat e nderuara, që të dalin të votojnë më 3 nëntor e që vota e tyre medoemos do të jetë zëri i fuqishëm në përmirësimin e statusit të tyre”, thotë zonja Hasani, duk shtuar se, gjinia femërore, duhet të tregoj aftësinë konkurruese, jo veç brenda njëjtës gjini, por edhe me gjinin tjetër, duke treguare dhe përkushtimin në arritjen e suksesit.

Drejtuesit e degës së PDK-së në Dardanë, thonë se zonjat dhe zonjushat e PDK-së, që garojnë për ulëset e asamblesë komunale, janë të denja dhe potencial i fortë nga radhët e PDK-së. Sipas tyre, lista e përbërë nga radhët e zonjave, përkon pak edhe me vullnetin e qytetarëve të Dardanës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.