United Hospital

PDK: Komuna nuk po i del në ndihmë qytetarëve

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Institucionet komunale të Gjilanit edhe kësaj here u treguan të papërgjegjshme karshi qytetarëve, të cilët pësuan dëme jashtëzakonisht të mëdha nga vërshimet. Është shqetësuese fakti që asnjë veprim konkret nuk është ndërmarr nga komuna për t`i dalë në ndihmë familjeve të cilat janë dëmtuar më së shumtë nga këto vërshimet, të cilat janë më të mëdha prej se mbahet në mend në Gjilan thuhet në reagimin e këshilltarëve të PDK-së.

Përveç një komunikate joserioze e cila është dalë nga komuna, e cila e vlerëson se gjendja nuk është shqetësuese dhe tani është qetësuar. Duke përmendur vetëm disa intervenime nëpër disa lokacione dhe njoftimin se është formuar edhe një komision për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet. Puna e këtyre Task Forcave dhe komisioneve është bërë si loja e bastoreve, mos rastësisht po fiton ndokush, por në realitet nuk ka asgjë të hajrit prej kësaj pune. Kështu nis reagimi i këshilltarëve të PDK-së.

Në shumicën e vendbanimeve në territorin e Gjilanit, zyrtarët komunal nuk kanë dalë së paku për të parë nga afër gjendjen gjatë vërshimeve dhe pas saj, për të dhënë mbështetje elementare për rastet më të rënda të cilat janë dëmtuar nga kjo fatkeqësi e radhës. Si pasojë e këtyre vërshimeve ka shumë shtëpi të dëmtuara, ka mijëra hektarë me kultura bujqësore të dëmtuara, ka infrastrukturë të dëmtuar, rrugë të prishura, automjete të qytetarëve dhe auto taksive të cilat janë prishur, ka biznese të dëmtuara dhe kategori të tjera, për të cilat komuna së paku nuk është duke e bërë identifikimin e tyre, e lëre më të angazhohet për të siguruar fonde nga qeveria për ti kompensuar së paku një pjesë të këtyre dëmeve.

Fundamenti

Sepse fatkeqësisht një numër i madh i qytetarëve ka pësuar tri herë nga vërshimet vetëm brenda një viti ndërsa komuna asnjëherë nuk i ka ndihmuar me asgjë, përveç premtimeve se do të kompensohen sipas vlerësimeve të bëra nga komisionet “Fantome” të cilat asnjëherë nuk kanë raportuar se cilat familje janë dëmtuar dhe vlera e dëmeve, sa është numri i tyre, sa ekonomi familjare, sa biznese, sa bujqë dhe sa infrastrukturë është dëmtuar.

Sipas Riad Rashitit, anëtar i Kuvendit Komunal, kërkesa prej 1.6 milion euro që i është drejtuar Qeverisë Republikës Kosovës për vërshimet e muajit korrik 2014, për kompensimin e dëmeve ka mbetur vetëm një histori, apo një mashtrim i radhës që po ia bënë në vazhdimësi kjo qeverisje komunale, qytetarëve të Gjilanit. Apo ndoshta kjo kërkesë është bërë e politizuar për qëllime të caktuara, të cilat i kishte dikur Blloku politik i Kosovës.

Vërshimet po përsëriten dhe mashtrimet po vazhdojnë, sepse ky është mentalitet i qeverisje komunale, e cila nuk është aspak e përgjegjshme dhe e angazhuar për ti zgjidhur problemet emergjente e lëre më që të merret me ato afatgjata për rregullimin e infrastrukturës. Në realitet kryetari i komunës është zotuar se Gjilanit do t’ia heqim lloçin dhe vadat, mirëpo qeverisja e tij po i kthen moçalet dhe liqenet, ku po mungojnë vetëm peshkatarët në qendër të qytetit të Gjilanit thuhet në reagim.(foto Uglari sot). /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.