UBT

PDK: Komuna e Gjilanit po fsheh milionat e dështuara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit po fsheh milionat e dështuara në investime kapitale, keqpërdorimet në subvencione dhe në shpenzime të pakontrolluara, nuk lejon qasje në raportet financiare thuhet në reagimin e Riad Rashitit.

Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së më datë 21 janar 2024 ka kërkuar zyrtarisht qasje në dokumente zyrtare në drejtorinë për buxhet dhe financa.

Eco Higjiena

Sipas ligjit nr. 06/L-081, neni 12, pika 1, institucioni publik detyrohet që brenda 7 ditëve të kthejë përgjigje. Kjo nuk ka ndodhur për arsye të ikjes nga transparenca publike.
Ne do ti drejtohemi Agjensisë për kufizimin në qasje të dokumenteve zyrtare nga komuna e Gjilanit. Dihet se vitin e kaluar komuna e Gjilanit është dënuar nga kjo agjensi për mos lejim të qasjes në dokumente zyrtare.

Grupi i Këshilltarëve të PDK-së ka kërkuar këto informacione;

  1. Raportin Financiar 2023
  2. Raportin 2023 të shpenzimeve analitike të udhëtimeve zyrtare, meditjeve dhe akomodimit, për zyrën e kryetarit dhe të gjitha drejtorive komunale.
  3. Raportin e detajuar sipas faturave për shpenzimet e drekave zyrtare 2023, për të gjitha njësitë administrative të komunës së Gjilanit
  4. Raportin financiar mbi planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit 2023 tabelat nga sistemi i Free Balanc-it, nga të hyrat vetanake dhe nga buxheti i Kosovës, nga 10, 22 dhe 23, për të gjitha kategoritë e shpenzimeve, të detajuara për secilin kod të projekteve kapitale dhe kodeve tjera, në formë të detajuar.
  5. Raportin e detajuar të borxheve të komunës për shpronësime, deri më datën 31.12.2023.
    Gjendja është alarmante në aspektin e raportit financiar 2023, miliona euro kanë dështuar dhe janë kthyer në suficit të buxhetit të Kosovës.
    Për herë të parë në historinë e Gjilanit, do të shihni se si mbi 20 milion euro në vitin 2023 kanë dështuar të investohen në projektet e komunës tonë dhe janë shkuar në suficit.
    Dështimi dhe mjerimi në qeverisje kanë emër dhe mbiemër, kryetar komune dhe qeverisje e VV-së.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.