Fundamenti

PDK: Komuna e Gjilanit në këtë vit po kujdeset për “Turshia” të tenderëve dhe projekteve

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit gjatë këtij viti po kujdeset me kohë për “Turshia” të tenderëve, për të cilat po kujdeset mjaft mirë Zyra e Prokurimit në Gjilan, e cila në qeverisjen e LDK-së po “i krip” tenderët sipas shijes dhe nevojës që ka pushteti lokal. Edhe pse koha e përshtatshme për realizimin e disa projekteve po përfundon, kjo nuk po është problem për pushtetin e LDK-së, sepse për ta është më interes që tenderët t’ia japin bizneseve të preferuara dhe nuk e kanë prioritet realizimin me kohë të projekteve, para se të futemi në dimër thuhet në reagimin e këshilltarëve të PDK-së.

Grupi i Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal, kritikon qeverisjen lokale dhe zyrën e prokurimit, për tejzgjatje të procedurave, për disa tender të cilat po zgjasin edhe nga pesë muaj e më shumë, nga koha kur po shpallet njoftimi i tenderit e deri në momentin e nënshkrimit të kontratës me kompanitë përfituese, e të cilat po përzgjidhen sipas kurdisjes “profesionale” për t`i shpërblyer kompanitë e preferuara të qeverisjes Haziri, të cilave po ua kthen borxhin për fushatën e financuar në zgjedhjet lokale. “Andaj procedurat e disa tenderëve po vonohen aq shumë për shkak të kurdisjeve, sa që po mbetet veç të futen “Turshi” dhe tek pas dimrit të fillojë realizimi i projekteve të kontraktuara nga komuna. Mirëpo planet e qeverisjes komunale nganjëherë po “ua prish”, Organi i Shqyrtimit të Prokurimit, i cili deri më tani ka marr dy vendime, në bazë të cilave ka konstatuar se janë bërë shkelje të procedurave ligjore nga zyra e prokurimit në Gjilan” thuhet në reagim.

Vendimi i fundit i OSHP-së nr. 240/14 ka anuluar tenderin e dhënë kompanisë “EL-BAU” për projektin “Ndërtimi i trotuarit nga shkolla fillore “Abaz Ajeti ”- Gjilan deri te shkolla fillore “Mulla Idrizi” në fshatin Velekincë”, në vlerë prej 133,241.08 euro, sepse Zyra e Prokurimit në Gjilan ia kishte dhënë kësaj kompanie me çmim më të shtrenjtë për 14,880,48 euro, duke e dëmtuar kompaninë shpk.”AREA”e cila ishte me çmim më të ulët prej 118,360.60 euro. Por e cila tani me vendimin e OSHP-së e ka fituar këtë tender për këtë projekt.

FIDANISHTJA

Sipas Riad Rashitit, anëtar i Kuvendit Komunal, këto shkelje të ligjit të prokurimit janë pjesë e vazhdueshme e kësaj qeverisje lokale, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në vonesa të jashtëzakonshme dhe të pa arsyeshme për implementimin e projekteve të planifikuar. “Deri më tani janë konstatuar edhe raste të tjera, kur janë bërë shkelje procedura dhe ligjit të prokurimit, nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta të zyrtarëve komunal, si dhe nga ana e vet kryetarit të komunës, ndaj të cilit edhe OSHP i është drejtuar atij me urdhëresë, për të respektuar procedurat dhe ligjin e prokurimit, e jo të ndërhyjë vet kryetari jashtë kompetencave të tij dhe në kundërshtim me ligjin e Prokurimit për të anuluar tender dhe për të mos nënshkruar një kontratë për shërbime si rasti i DDD në vlerë prej 160 mijë euro”.

Përmes kësaj forme të menaxhimit të Prokurimit, po dëmtohet buxheti komunal edhe ashtu i varfër për qytetin e Gjilanit. “Andaj ne kërkojmë nga kryetari i komunës, që vërtetë të merret me udhëheqjen e institucioneve të komunës dhe të mbrojë buxhetin komunal nga keq menaxhimi dhe nga keqpërdorimet e qëllimta për realizimin e interesave të caktuara. Dhe mos të lejojë që për këto interesa, të shpenzohen pa asnjë arsye 15 mijë euro më shumë vetëm për një projekt, sepse me këto para mund të paguhen të gjitha shpenzimet e ndriçimit publik, për një muaj në të gjithë qytetin dhe fshatrat e Gjilanit thuhet në reagimin e Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.