Eko Higjiena

PDK: Komuna e Gjilanit e mbyllur hermetikisht, nuk ka aspak transparencë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qeverisja aktuale në Gjilan është e mbyllur hermetikisht dhe nuk ka aspak transparencë ndaj qytetarëve të saj. Edhe pse ekziston ligji numër 03/L-215 për qasje në dokumente publike, që e garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, për të pasur qasje, pas kërkesës, në dokumentet e mbajtura, hartuara apo pranuara nga institucionet publike. Qeverisja komunale në Gjilan, nuk e respekton aspak këtë ligj, sikurse nuk ekziston fare dhe kështu po injoron kërkesat e palëve të cilat i adresohen komunës. Kjo mos transparencë nuk ka ekzistuar kurrë në Gjilan, përveç para luftës së Kosovës thuhet në reagimin e këshilltarëve të PDK-së.

Deri më tani, janë mbi 30 kërkesa të cilat ne si këshilltar komunal, i kemi drejtuar ndaj institucioneve të ndryshme komunale dhe për të cilat asnjëherë deri më tani nuk kemi marr përgjigje. Shqetësuese është fakti që edhe pse kanë kaluar mbi gjashtë muaj, kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nuk iu është përgjigjur gjashtë kërkesave të drejtuara ndaj tij, e poashtu njësoj ka vepruar edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku.

Disa nga departamentet dhe drejtoritë komunale, nuk e kanë as guximin të kthejnë përgjigje ndaj kërkesave tona të drejtuara ndaj tyre, pa marr leje nga zyra e kryetarit të komunës, e cila po e kufizon skajshmërisht dhe po e pengon marrjen e informatave dhe qasjen në dokumente zyrtare. Janë vetëm dy tri drejtori të përgjegjshme, të cilat kthejnë përgjigjet në kërkesat e drejtuara ndaj tyre.

Hidromorava

Poashtu ka vërejtje edhe nga disa qytetarë, të cilëve nuk iu është lejuar të kenë qasje në dokumente zyrtare dhe kjo tregon seriozitetin e këtij problemi të jashtëzakonshëm që e ka krijuar qeverisja aktuale në Gjilan. Është krijuar besimi në opinion, se në komunë ka aq shumë parregullsi, keqpërdorime, shkelje procedurale dhe ligjore, sa që kjo është edhe arsyeja e mos transparencës që është instaluar, në mënyrë për të mos dalë në opinion të gjitha këto veprime antiligjore.

Ne si grup i Këshilltarëve Komunal të PDK-së, shprehim shqetësimin tonë kur edhe për çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, nuk marrim përgjigje nga komuna, sikurse rasti kur më 28 gusht 2014, i jemi drejtuar Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me kërkesë ku kemi kërkuar një raport të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për gjendjen e kualitetit të ujit nëpër institucionet arsimore dhe shëndetësore në viset rurale të komunës së Gjilanit. Dhe janë bërë dy muaj, që nuk ka marr përgjigje, kjo tregon një pa përgjegjësi totale të komunës, sepse ende ne nuk e dimë se a është i uji i përdorshëm për pije apo jo, për mijëra nxënës të atyre shkollave dhe a e kanë shëndetin të rrezikuar. Mos marrja e kësaj përgjigje, lë për të dyshuar se gjendja është e keqe dhe e pa pranueshme e cilësisë së ujit.

Ka edhe shumë kërkesa tjera, për të cilat ne ende nuk kemi marrur përgjigje nga institucionet komunale edhe pse janë të obliguar që të na ofrojnë ato. Ne për këtë problem të mos transparencës, do ti drejtohemi institucioneve të cilat e monitorojnë dhe mbikëqyrin punën e institucioneve komunale. Administrata e komunës duhet të vetëdijesohet se është e detyruar në respektimin e të gjitha ligjeve të republikës së Kosovës. Transparencën e mundëson sistemi ligjor, por që këtë po e mohon qeverisja komunale në Gjilan, sikurse që i ka mohuar edhe shumë ligje aplikative në shtetin tonë thuhet në reagimin e Grupit të Këshilltarëve të Kuvendit Komunal të PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.