RCCOLA

PDK: Kmetoci dhe Vërbica do ta vulosin fitoren e 17 tetorit!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nder dhe kënaqësi që u takuam me banorët dhe strukturat e Partisë Demokratike në Kmetoc dhe Vërbicë ka shkruar Leonora Morina Bunjaku.

Këto dy fshatra janë harruar nga pushteti aktual, kurse problemet që ata ballafaqohen janë të mëdha duke filluar nga mungesa e ambulantës mjekësore, ndriçimit publik, infrastrukturës rrugore, arsimore, fushave sportive dhe uji i pijes.

Uji Dea

Bashkë me kandidatët e listës fituese, Bujar Nevzadi dhe Uran Demiri, u zotuam se zhvillimi i këtyre dy fshatrave të rëndësishëm për Gjilanin, do të jetë nën fokusin e PDK-së, kur ne do të vimë në pushtet pas fitores së 17 tetorit.
Bashkë ia dalim!