PDK: Kllokotin e ka kapluar qeverisja e keqe

Gjilan – Partia Demokratike Dega në Kllokot, po i përcjell me shqetësim të madh ngjarjet dhe veprimet e fundit të Kryetarit të Komunës Streqko Spasic dhe Nënkryetarit për Komunitete Hasan Rashitit. Kryetari i Komunës së Kllokotit Streqko Spasic duhet të rishqyrton vendimin e tij për shkarkim të tre zyrtarëve Komunal dhe të anulon vendimin e tij për shkarkim dhe t`i rikthen në punë zyrtarët e shkarkuar Nebahate Pira, Zeqir Sylejmani dhe një zyrtari nga komuniteti serb.
Duke aluduar në veprimet e fundit të Kryetarit Komunës Streqko Spasic për shkarkimin e këtyre zyrtarëve, kemi konstatuar dhe kemi reaguar se shkarkimi i këtyre zyrtarëve është bërë në mënyrë kundër ligjore dhe i kërkojmë kryetarit që të rizgjedh një komision të ri disiplinor sepse ky komision nuk i ka anëtarët me kualifikim adekuat siç parashohin ligjet e Republikës Kosovës dhe veprimet e komisionit për të verifikuar shkeljet e këtyre zyrtarëve dhe masa e aplikuar nga ky komision bie ndesh me ligjin për Shërbyes Civil dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale thuhet në reagimin e PDK-së.
Duke e parë se Kllokotin e ka kapluar qeverisja e keqe e udhëhequr nga Lista Serbska dhe Hasan Rashiti i LDK-së nën ombrellën e strukturave paralele serbe, apelojmë që të ndalet diskriminimi i Shqiptarëve në këtë komunë,sepse diskriminimi i tillë mundë të krijon tensione mes qytetarëve dhe këto tensione mund të marrin karakter etnik.
Një mos përfaqësim i mirë i Shqiptarëve në komunë nga ana e Hasan Rashitit dhe një vendim i Kryetarit Streqko Spasic për të mos ju afruar komunitetit shqiptarë shërbime në institucionet arsimore dhe shëndetësore e cilësojmë si shkelje të rëndë të komunitetit jo shumicë në Kllokot dhe shkelje të Kushtetutës së Republikës Kosovës.
Komunitetit Shqiptarë në Komunën e Kllokotit po ju mohohet e drejta për arsim të fëmijëve duke i penguar ata dhe duke i frikësuar se shkolla “Sveti Sava” është pronë e Shtetit Serbisë dhe fëmijët e komunitetit Shqiptarë nuk kanë të drejt të vijojnë mësimin në këtë Shkollë e ndërtuar nga Ministria e Arsimit e Republikës Kosovës për ti shërbyer gjithë komuniteteve në këtë Komunë.
Edhe shëndetësia, qendra e mjekësisë familjare në Kllokot e ndërtuar nga Ministria e Shëndetësisë për t`i ofruar shërbime të gjithë komuniteteve në Kllokot, është kthyer në një Institucion paralel dhe pa asnjë të punësuar nga Komuniteti shqiptarë përkundër aplikimit në konkursin e shpallur nga Komuna për staf mjekësor në këtë Komunë nuk është pranuar asnjë person nga komuniteti shqiptarë përkundër t’gjith atyre aplikimeve dhe persona me kualifikim adekuat, kryetari i Komunës ka marr vendim që të mos pranohet asnjë shqiptarë në punë dhe konkursin e shpallur të plotëson me stafin e vjetër që kanë shërbyer në sistemin paralel të Serbisë dhe komunitetit Shqiptarë në Kllokot t`i ndalohet e drejta për të marr shërbime nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kllokot, vendim i cili mundë të krijon tensione ndëretnike të Kllokot dhe pasojat do t`i bartin udhëheqësit e Komunës dhe Hasan Rashiti në cilësinë e Nënkryetarit për Komunitete nuk po ka fuqi dhe potencial intelektual të merr masa dhe të mbroj Shqiptarët nga kjo qeverisje e keqe e Listës Sërbska por nënkryetari Hasan Rashiti po mbështet dhe po e realizon programin qeverisës të Listës Serbska të hartuar nga Strukturat Paralele Serbe.
Apelojmë edhe te Qeveria e Republikës Kosovës, tek Ministria e Arsimit, ajo e Shëndetësisë dhe MAPL-ja që të ndërmarrin masa ndaj këtyre vendimeve të Kryetarit Streqko Spasic dhe të shqyrtojnë dhe zgjidhin problemet e Komunitetit Shqiptarë në Komunën e Kllokotit sepse Kryetari Streqko Spasic e ka marr drejtësinë në duart e veta dhe vepron gjithnjë në kundërshtim me ligjet e Republikës Kosovës thuhet në reagimin e PDK në Kllokot./rajonipress/