Fundamenti

PDK kërkon shkarkimin e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit: Auditori konfirmoi pretendimet tona për hajni e korrupsion në MI

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur lidhur me gjetjet e Auditorit të Brendshëm për disa parregullsi në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ajo ka thënë se Auditori u dha vulë pretendimeve të PDK për dallavere, paligjshmëri, korrupsion e hajni në MI, duke kërkuar shkarkimin e ministrit Aliu dhe zëvendësministrit Durmishi.

“Ftojmë Prokurorinë që ti hetoj këto afera dhe të zbardhë të vërtetat. Është bazë e mjaftueshme që Prokuroria të veproj e kryeministri të shkarkoj ministrin Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi”, tha deputetja e PDK-së.

Deliu-Kodra tha se PDK tre muaj më parë kishte prezantuar 42 kontrata për punë shtesë dhe disa kontrata njëburimore në Ministrinë e Infrastrukturës.

GRANDEMALL

“Pretendimet tona për paligjshmëri dhe dyshime për korrupsion u konfirmuan edhe nga zyra e Auditorit që ka gjetur një mal me parregullsi në këtë ministri. Një raport i tillë është i kualifikuar për të qenë objekt hetimor nga Prokuroria”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deputetja ka shtuar se Auditori ka gjetur mangësi në vlerësimin e kompanive konkurruese për tender, vonesa në realizimin e projekteve e dallavere të mëdha në shpronësime.

“Auditori i Brendshëm i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit që ta anulojë tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave të Kosovës pasi që aktiviteti i prokurimit është thënë se ka qenë i manipuluar, i kurdisur me operatorin ekonomik. Aktiviteti i prokurimit nuk është anuluar ende. Mediat kanë nxjerr përgjime që shfaqin dyshime edhe për një aferë tjetër korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës kjo lidhet me rrugën Dollc-Gjakovë ku zyrtari i kompanisë dëgjohej duke kërkuar ryshfet për kryerjen e disa punëve shtesë, për rrugën e njëjtë janë gjetur edhe disa dallavere tjera”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra ka përmendur se edhe për një tender që lidhet me autostradën Morinë-Merdare, Auditori ka gjetur se për ndriçimin e saj është zgjedhur kompania prej 93 mijë euro më shtrenjtë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.