RCCOLA

PDK kërkon dorëheqjen e Lutfi Hazirit, e quajnë degradues të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar komunal nga radhët e PDK-së ka kërkuar dorëheqjen e Lutfi Hazirit me arsyetimin se për 18 muaj e ka stopuar, dhe degraduar qytetin e Gjilanit.

Bujar Nevzati ka shpërthyer të hënën në seancën e Kuvendit Komunal. Nevzati ka kërkuar dorëheqjen e Lutfi Hazirit. Ai ka përmendur disa arsye pse Haziri duhet të largohet nga pozita e kryetarit të komunës, raporton rajonipress.

Fundamenti

“Për arsye të mos funksionimit të qeverisjes komunale qe 18 muaj, për arsye të degradimit të qytetit të Gjilanit nga ndërtimet pa leje, për mos vazhdimin e punimeve në Lumin “Mirusha”, për mos vazhdimin e punimeve të rrugëve dhe trotuareve, për rënien e disiplinës në të gjitha drejtoritë komunale, për mos transparencë në të gjitha drejtorit komunale, për mos transparencë në seancat e Kuvendit Komunal, për mos pritjen e qytetarëve, për mos qëndrim në vendin e punës, për mos banim në komunën e cila ju ka zgjedhur, për punësime familjare e partiake, për kapjen e komunës nga ana e juaj, drejtorit të urbanizimit dhe drejtorit të prokurimit, për vizitat turistike pa asnjë të mirë e dobi për qytetarët e Gjilanit, përveç shpenzimeve nga ana e taksave të qytetarëve, për mashtrimet që ia kë bërë dhe po i bënë përditë qytetareve të Gjilanit,
kërkoj që në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së që të jepni dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës. Këtë e bëjë se pari në emër tuajin se edhe ashtu nuk jeni i interesuar me punue. Ua kam thënë nga dita e parë se askush puna e mbarë nuk të ka thënë, përveç që ju jeni për punë të “mëdha” të kombit. Shko e leje qytetin të merr frymë lirshëm e te zhvillohet ashtu ashtu siç patë marr hove të zhvillimit” ka thënë Nevzati.

Nevzati ka thënë se edhe partia e juaj është e interesuar me ju kthye atje nga keni ardhe, po edhe qytetarët, dhe t`i këtë e di më së miri sepse vetëm për gjashtë muaj pas zgjedhjeve i ke humbur 5 mijë vota tha Nevzati ./rajonipress/