ARKATANA

PDK: Keq e më keq

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nga politikat ditore të kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, veç sa po thellohet kriza serioze që e ka kapur secilin institucion komunal dhe po shtohen problemet e qytetarëve, të cilët tani kanë humbur çdo shpresë dhe besim në këtë kryetar, i cili edhe pas humbjes nga gara e të parit të kryetarit të LDK-së, nuk pritet t`i kthehet qeverisjes së komunës, por ai do të vazhdojë të merret me politika “të mëdha” kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Në qeverisjen e Lutës, jo që ka ngecje në secilën fushë, por ka degradim total duke rrezikuar edhe mbijetesën institucionale, të cilat aktualisht nuk janë të orientuara dhe të angazhuara në punë dhe në shërbim që kanë nevojë qytetarët dhe bizneset, por janë të fokusuara në realizim të interesave të ngushta të pushtetarëve dhe klanit qeverisës në Gjilan e më gjerë.

Dështimet e shumta dhe të njëpasnjëshme të qeverisjes Haziri, kanë kosto të lartë në zhvillimin e komunës dhe të mirëqenies së qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës.

Uji Dea

Humbja e shumë miliona eurove të investimeve në projekte të ndryshme, keq menaxhimi i buxhetit komunal dhe anarkia institucionale, kanë efekte negative të jashtëzakonshme të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha për jetën dhe perspektivën qytetare dhe biznesore. Por jo vetëm me kaq, sepse Gjilanit po i humbin donatorët dhe investitorët, që e kanë përkrahur që nga pas lufta komunën me shumë projektet të rëndësishme, e që sot kjo mbështetje ka rënë nën çdo nivel si pasojë e mungesës së mirëpritjes dhe trajtimit serioz të tyre.

Të gjitha mundësitë po humbin, ngulfatja që ka shkaktuar qeverisja Haziri, nuk lejon rrugë zhvillimore e as mbijetese, në Gjilan po bëhet keq e më keq përfundon reagimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.