UBT

PDK ka kandidaten ma të duhur për kryetare të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan po vazhdon organizimin dhe mobilizimin e strukturave të degës, për ta bërë fituese kandidaten për kryetare të Gjilanit znj.Leonora Morina Bunjaku dhe listën ma të mirë të kandidatëve për asamble komunale. Leonora Morina Bunjaku është kandidatja ma e duhur për kryetare të Gjilanit në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Në dy mandatet e fundit, në komunën tonë ka pasur keq qeverisje dhe degradim institucional. Qytetarët e Gjilanit nuk e meritojnë vazhdimin e kësaj qeverisje, e ndryshimin pozitiv mund ta bëjë vetëm një grua me integritet të lartë siç është Leonora, bashkë me kuadrot profesionale që ka struktura e PDK-së në Gjilan, tha Riad Rashiti ud.i kryetarit dhe shef i Shtabit Zgjedhor në degën e PDK-së.

Mobi Casa

Leonora në takim me kryetarët e nëndegëve u zotua se Gjilanin nuk do ta qeverisin edhe më tutje ata që nuk realizuan ato premtime me të cilat erdhën në pushtet, e nuk mund ta qeverisin as ata që nuk janë të gatshëm me udhëheq institucionet komunale, ata që nuk kanë fare stabilitet strukturor të brendshëm, ata që nuk kanë njohurit elementare për problemet me të cilat përballen qytetarët e Gjilanit dhe nuk kanë ide se si të zhvillohet e ndërtohet qyteti ynë.

Ajo kërkoi angazhim nga të gjitha strukturat e degës për një mobilizim i cili mund ta fitoj garën zgjedhore dhe ta rikthejë qeverisjen e PDK-së në komunën e Gjilanit./rajonipress/