FITORJA

PDK-ja synon Qeverinë e “luftës”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Pas rehatimit të Thaçit në Presidencë, shtohen zërat për zgjedhje. LDK-ja mund t’i bashkohet VV-së në opozitë

Sipas analistëve, skenari i PDK-së për dalje nga kriza janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që mund të pasohen nga një koalicion i partive të krahut të luftës, me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe Nismën e Fatmir Limajt, duke nxjerr LDK-në në opozitë, aty ku me gjasë do të mbetet edhe Lëvizja “Vetëvendosje”

Pas rehatimit të ish-kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, në Presidencë, brenda partisë së tij, të drejtuar për plot 16 vjet, kanë filluar të dalin zëra të hapur që kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme për tejkalimin e krizës aktuale politike në vend. Sado që këta janë zëra individualë, sikur ishin deklaratat e fundit të anëtarit të kryesisë së PDK-së, Nait Hasanit, brenda kampit të LDK-së, edhe nga analistët politikë aktualizimi i temës së zgjedhjeve të reja nga vetë zyrtarët e partisë fituese të zgjedhjeve të kaluara po shihet si një skenar i mundshëm i menduar paraprakisht. Pas marrjes së pozitës së kryetarit të shtetit, PDK-ja kërkon zgjedhje të reja, për të marrë në qeverisje edhe kryeministrin e vendit, nëpërmes një koalicioni të formatit tjetër, duke hyrë në kombinim të ri politik me krahun e luftës, AAK-në dhe Nismën, me qëllim të rrëzimit të LDK-së nga pushteti dhe lënien në opozitë së bashku më Lëvizjen ‘Vetëvendosje’.

FIDANISHTJA

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë për “Kosova Sot” se deri më tani disa zëra për zgjedhje të jashtëzakonshme kanë qenë vetëm në nivelin e spekulimeve dhe derisa tani opozita po del akoma më e përçarë, atëherë kjo e humb akoma më shumë kuptimin e kërkimit të zgjedhjeve nga opozita, derisa nuk e ka përjashtuar mundësinë që skenari të jetë i PDK-së, që tash e tutje ta jetësojë atë edhe në praktikë për qëllimet e veta strategjike në politikë, pasi që asnjë parti politike nuk po tregohet se ka synim tjetër veç kapjes së pushtetit me çdo çmim.

Partitë i bashkon lakmia për pushtet

Salihaj theksoi se opozita kështu siç doli, e përçarë, nuk ka çka kërkon në zgjedhje. Sa u përket zërave në PDK për shkuarjen në zgjedhje, ata janë zëra individësh dhe nuk e di sa mund t’i marrim si serioze. “Sa i përket mundësisë së një koalicioni në mes të PDK-së, AAK-së dhe Nismës, do të ishte një koalicion plotësisht i natyrshëm”, tha Salihaj për “Kosova Sot”. Sido që të jetë, ai dyshon se me lehtësi të madhe do të mundë të bëhej një koalicion i tillë, vetëm i krahut të luftës, ngase lakmia për pushtet është sëmundje e të gjitha këtyre partive politike. “Këto tri parti kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por, në fund çdo gjë e ka çmimin e vet./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.