United Hospital

PDK-ja s’ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve – Tahiri: Pastërtia e luftës së UÇK-së është dëshmuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se tema e hapjes së arkivave të UÇK-së, është zhvendosur nga Beogradi në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova nuk ka asgjë për të fshehur ngase në shumë procese është dëshmuar pastërtia e luftës.“Më duket e pabesueshme që një diskurs i tillë nga Beograd po zhvendoset në Kosovë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur ku në disa raste është shfaqur pafajësia e luftës së UÇK-së”.“Më duket një deklaratë e pabesueshme që deri dje është diskutuar në Beograd të diskutohet edhe në Kosovë”, tha Tahiri.

Mobi Casa

“Në shumë procese është dëshmuar pastërtia e luftës së UÇK dhe e kemi obligim që t’i mbrojmë këto vlera. Do t’i shohim në vazhdimësi një tendencë të Serbisë që të hap tema të tilla”, tha ai.Tahiri ka thënë se nuk kanë pasur kërkesë për shtyrje të zgjedhjeve, raporton EO.

“Deri më tani PDK-së nuk i është drejtuar asnjë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve. Ne kemi pas propozim për shkurtim të fushatës. PDK do të jetë pjesë e takimit të ftuar nga presidentja dhe pastaj do të shohim”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.