ARKATANA

PDK-ja pro rrëzimit të Haradinajt, por s’gjen partner koalicioni

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Partia Demokratike e Kosovës, e nxitur nga presidenti Hashim Thaçi, sipas analistëve politikë, është e interesuar ta gjejë një partner të ri për bashkëqeverisje pa shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme, por partitë e opozitës në kohën kur Qeveria e ka kaluar gati gjysmën e mandatit nuk janë të interesuara të bashkëqeverisin me partnerin e madh të koalicionit qeverisës, shkruan gazeta “Zëri“.

Eksponentë të Partisë Demokratike të Kosovës, partnerit të madh në koalicionin qeverisës, kanë nisur të flasin për mundësinë e prishjes së koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, partinë e kryeministrit Ramush Haradinajt, duke u arsyetuar në acarimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të taksës, por si duket e kanë të vështirë të gjejnë partner të ri për bashkëqeverisje.

Ka qenë zëvendësministri i Inovacionit, Bujar Cakolli, dikaster ky qeveritar që e drejton PDK-ja, i cili ditë më parë ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se nëse miqësia dhe përkrahja e SHBA-së vihen në pikëpyetje më s’ka kuptim as koalicioni, as Qeveria, as pushteti e as taksa.

Eco Higjiena

“PDK-ja duhet të rishqyrtojë shumë seriozisht pozicionin e saj në raport me zhvillimet e fundit politike”, ka shkruar mes tjerash zëvendësministri Cakolli.

Edhe deputeti i kësaj partie Hajdar Beqa, ka thënë për “Zërin” se nuk i kanë në agjendë zgjedhjet e parakohshme, por nëse në të ardhmen nuk ka harmonizim të qëndrimeve mes partnerëve në koalicionin qeverisës nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.