RCCOLA

PDK-ja po i diskriminon vajzat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, nuk ka përjashtuar mundësinë e daljes nga koalicioni qeveritar nëse kryeministri nuk reflekton në rregullimin e çështjes së mësim-besimit dhe pjesëmarrjes së vajzave me mbulesë në shkolla.

Gjatë një interviste për Tribunën, ai ka thënë se me ndalimin e këtyre dy gjërave, Qeveria po bën shkelje të të drejtave të njeriut.

Uji Dea

Kelmendi ka deklaruar se PD-ja po e pret përfundimin e çështjeve të dialogut dhe më pas të bëjë rishqyrtim të pozitës në Qeveri. “Pas tejkalimit të kësaj faze ne do të ulemi si parti, do të marrim vendim nëse është korrekt të vazhdojmë bashkëpunimin me PDK-në, e cila po i shkel të drejtat e njeriut. Largimi i vajzave nga shkollimi obligativ është vepër penale dhe për këtë ka përgjegjësi ministri i kaluar i arsimit por edhe ky aktuali”, ka thënë Kelmendi. Partia e Drejtësisë së fundmi është shprehur edhe kundër futjes së pensioneve suplementare. Deputeti Kelmendi ka thënë se kolegët e tij me këtë veprim po dëshmojnë se mendojnë vetëm për veten e tyre (Tribuna).