FIDANISHTJA

PDK-ja po e minon koalicionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ditë të vështira për Lidhjen Demokratike. Akuzat ndaj partnerëve, skenar i thellimit të krizës

“Nuk mund të mendohet se Kadri Veseli dhe grupimi rreth tij kanë durim për të pritur vitin 2018 të zgjedhjeve, mu për faktin se janë të etur pas posteve qeveritare dhe këndej pritet fërkimi dhe pëlcitjet”, thotë Muhamet Kelmendi

FIDANISHTJA

Java, që po mbetet pas, është karakterizuar nga akuza serioze dhe përçarje që janë bërë publike, për interesa të caktuara grupore e klanore, mes zyrtarëve të dy partive politike në koalicion, PDK-së dhe LDK-së, e që ndërlidhen me spastrime politike të njerëzve nëpër dikastere të caktuara në institucionet e shtetit.

Njohësi i afërm i këtyre zhvillimeve, prof. Riza Smaka, këtë përplasje të javës, e cila vjen në një situatë të thellimit të krizës politike edhe sa i takon vendosjes së fatit të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e sheh si një sinjal serioz, prapaskena e të cilit është gatishmëria e dyanshme e partnerëve në koalicion për t’i dhënë fund lidhjes së tyre politike për interesa të caktuara, dhe për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. “Ky koalicion është ndërtuar si i panatyrshëm dhe joserioz, që nga fillimi. Ai paraqet vetëm interesat e individit, e në këtë rast të kryeministrit aktual Isa Mustafa, i cili ka shkelur mbi të gjitha premtimet e tij publike, madje e ka tradhtuar dhe e ka mashtruar rëndë edhe elektoratin e tij vetëm për të arritur një qëllim, që ta marrë pozitën e kryeministrit”, tha prof. Riza Smaka për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.