Uji Dea

PDK-ja përgatit elektoratin para ndërrimit të liderit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar edhe të enjten mbajtjen e takimeve të mbyllura, ku është diskutuar për krizën aktuale, si dhe përgatitjet para votimit për president të kreut të kësaj partie, Hashim Thaçi.

PDK-ja ka zhvilluar takime të tilla që nga e marta e kësaj jave, shkruan sot Koha Ditore.

Kreu i PDK-së, njëkohësisht zëvendëskryeministër, ka mohuar të jetë diskutuar për kandidaturën e tij, si dhe mundësinë e kandidimit të Kadri Veselit si kryetar të kësaj partie, pasi ai vetë të japë dorëheqje.

Uji Dea

Por burime të gazetës brenda këtyre takimeve i kanë thënë gazetës se takimi po mbahet me qëllim që të sigurohen se nuk do të dështojë votimi i Hashim Thaçit në Kuvend.

Diskutime ka pasur edhe për krizën aktuale dhe hapat që do t’i ndërmarrë partia, pasi Thaçi të largohet pas 16 vjetësh nga posti i të parit të partisë. Edhe pse Kadri Veseli shihet si pasardhësi i vetëm i Thaçit në krye të PDK-së, vetë kreu i saj ka mohuar të jetë diskutuar për këtë çështje.

http://koha.net/?id=27&l=93596

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.