United Hospital

PDK-ja, pa qëndrim sa i përket rrëzimit të Qeverisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analisti i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri, ka vlerësuar se qeveria “Haradinaj” ka mundësi të rrëzohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai ka thënë për “Zërin” se kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe liderët tjerë të vendit kanë synim që së pari ta suspendojnë taksën e vendosur ndaj produkteve serbe e pastaj ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj”, shkruan gazeta “Zëri”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk e ka mohuar mundësinë e rrëzimit të qeverisë “Haradinaj”. Ai në fjalimin e mbajtur për përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës ka thënë se qeveria “Haradinaj” mund të bjerë për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe të vendeve partnere të vendit si SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, brenda PDK-së ende nuk ka ndonjë qëndrim se nëse ata do t’i bashkëngjiten opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Mobi Casa

Deputeti i kësaj partie, Zenun Pajaziti, ka thënë për “Zërin” se aktualisht çështje më e rëndësishme sesa rrëzimi i Qeverisë është përfshirja e opozitës në dialogun me Serbinë.

“Ne nuk kemi pasur takim të partisë për këtë. Opozita sa herë t’i ketë votat mund ta rrëzojë Qeverinë. Unë mendoj që opozita duhet të ketë punë më të mençur e puna më e dobishme për vendin do të ishte që ata të kyçen në procesin e dialogut, një proces i rëndësishëm ku duhet t’i marrë përgjegjësitë e veta secili, në mënyrë që Kosova të kalojë sa më mirë këtë proces. Kjo është më e rëndësishmja, për çështje të tjera pastaj opozita mund t’i përcaktojë agjendat e saja vetë”, ka thënë ai./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.