PDK-ja ofron alternativën më të mirë politike për Kosovën

Ai ka thënë se PDK-ja ofron alternativën më të mirë politike për Kosovën. Nurellari, i cili javën e kaluar është bërë shtetas i Kosovës, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adri Nurellari, në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka folur për arsyen e largimit të tij nga Presidenca e Kosovës dhe për vendimin që ka marrë që tash e tutje të jetë pjesë aktive e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ai ka thënë se PDK-ja ofron alternativën më të mirë politike për Kosovën. Nurellari, i cili javën e kaluar është bërë shtetas i Kosovës, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai ka bërë me dije se ky bashkëpunim është duke ndikuar pozitivisht tek shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. Në këtë intervistë Nurellari ka folur edhe për koalicionin qeverisës PDK – LDK, për të cilin thotë se nuk është një “martesë me dashuri” por një partneritet për hir të proceseve të rëndësishme të mëdha që ka Kosova. Po ashtu, ai ka folur edhe për formimin e ushtrisë, për demarkacionin me Malin e Zi dhe për idenë për zgjedhje të parakohshme.
“Epoka e re”: Z. Nurellari, deri para pak ditësh keni qenë këshilltar politik i presidentit Hashim Thaçi. Pse vendoset të largoheni?
Nurellari: Vendimin për t’u larguar e mora për hir të vokacionit tim për t’u marrë me politikë aktive partiake dhe për t’u përfshirë intensivisht në debatet politike të aktualitetit. Përvoja në institucionin e presidencës ishte e re dhe interesante për mua dhe i jam mirënjohës presidentit Thaçi që më dha mundësi të bëhesha pjesë e ekipit të tij, por gjithsesi nuk bënte tamam për mua. Dimensioni i pavarësisë që duhet të mbaj ky institucion ishte disi kufizues për mua dhe presidenti është goxha rigoroz në ruajtjen e paanshmërisë. Prandaj, m’u duk më e arsyeshme të largohem që aty e të angazhohem haptazi politikisht