GRANDEMALL

PDK-ja nuk do të identifikohet me tema populiste, por me tema e nisma konkrete

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të gjithë e dinë se pavarësisht çfarë deklarojnë partitë e tjera, ne kemi qenë para tyre edhe në mobilizim edhe në agjendë. PDK dhe Enver Hoxhaj kanë vënë një standard të ri etik. Gjendja reale në terren flet në favor të Partisë Demokratike të Kosovës, – theksoi z.Qemajl Mustafa, Kryetar i Degës në Gjilan.

Ai tha se PDK del e para në vazhdimësi, ndërsa të tjerët duke dashur ta kompensojnë terrenin, shkojnë nëpër debate dhe flasin për sondazhe.

“PDK ka strukturën më të organizuar dhe të mobilizuar. Ajo e bënë diferencën krahasuar me partitë e tjera. Por ne kemi një preokupim, i cili është i të gjithë qytetarëve: lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit. E kemi marrë bajrakun, fillimisht për ta pranuar si sfidë dhe së dyti, për ta luftuar atë. Seriozitetin e kësaj ndërmarrjeje e konfirmojnë veprimet konkrete të kryetarit Hoxhaj. Pra, të gjitha këto në një kohë kur as nuk flitej për zgjedhje”, theksoi z.Mustafa.

UBT

Kandidati për Deputet z. Sami Hoxha theksoj se PDK-ja s’do të jetë në opozitë por do të udhëheqë qeverinë.
“Ne jemi të bindur në plotni që PDK do të jetë fituese, e para në zgjedhje. Këtë e konfirmojnë qytetarët e Kosovës. Të rinjtë e të rejat që po i bashkohen Rimëkëmbjes. Jemi në kontakte të vazhdueshme dhe konsideroj gjithsesi se jemi subjekti me fuqinë më të madhe, presim legjitimitet të ri. Kosova ka nevojë për legjitimitet për të fuqizuar vetë qytetarin dhe shtetin.

“Nuk kemi qenë të pagabueshëm, por projektet e PDK-së kanë qenë projekte të shoqërisë. Këto gabime po i sanojmë”, ka thënë z. Ilir Tahiri.
Në fushatën e re ai ka thënë se PDK-ja nuk do të identifikohet me tema populiste, por me tema e nisma konkrete, që sipas saj e dallojnë PDK-në nga partitë e tjera.
Urime PDK fitorja!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.