FITORJA

PDK-ja ngutet para furtunës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mobilizimi i lidershipit të Partisë Demokratike për të forcuar partinë, duke afruar anëtarë të rinj, shihet si paralajmërim i votimeve të parakohshme, për të shpëtuar nga një dobësim i pritshëm pas arrestimeve që do t’i bëjë Gjykata Speciale.

Prejse e ka marrë zyrtarisht mandatin e kreut të PDK-së kryetari i ri, Kadri Veseli, pothuajse çdo ditë ka agjenda të ndryshme zyrtare në terren, takime me elektoratin dhe grupe të ndryshme të interesit.

Kjo agjendë, e cila herë pas here po përcillet edhe me aderimet e disa individëve të rinj në PDK, nga njohës të rrethanave politike në vend po shihet si një shenjë reale që flet se pikërisht Partisë Demokratike të Kosovës po i ngutet të përgatitet sa më shpejt për zgjedhje të reja, sepse pritet që të jetë subjekti më i goditur nga Gjykata Speciale, derisa zgjedhjet e shpejta mund të shërbejnë për parandalimin e rënies drastike të partisë.

Sipas analistëve, këtë shpëtim mund t’ia sigurojnë vetëm disa nga programuesit dhe mjeshtrit e mbushjes së kutive të votimit, e që me fillimin e Gjykatës Speciale mund të përfundojnë në burg.

ARKATANA

Analisti politik, Islam Krasniqi, thotë se është e vërtetë që lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e ka marrë seriozisht, nëse mund të themi një fushatë parazgjedhore dhe e ka ngarkuar veten me një agjendë, duke i vizituar qytetarët dhe duke mbajtur takime me elektoratin dhe grupe të ndryshme të interesit,shkruan gazeta Kosova Sot.

Partneri i dobësuar

Sipas Krasniqit, gjatë kësaj fushate Veseli po i fton qytetarët dhe individë të caktuar për të aderuar në PDK, që në rast të zgjedhjeve të parakohshme të jetë me e fuqishme. “Kjo është koha më e favorshme për PDK-në që të shkojë në zgjedhje të parakohshme vendi, sepse partneri i koalicionit është dobësuar dhe ka humbur fuqinë dhe performancën në elektoratin e saj. PDK-ja është partia, e cila do të dëmtohet me së shumti nga Gjykata Speciale, mirëpo PDK-ja qysh herët ka filluar të përgatitet për këtë furtunë, që të mos dëmtohet nga kjo Gjykatë, duke ofruar individë të caktuar, të cilët nuk mund të jenë shënjestër të askujt dhe që kanë një të kaluar të mirë”, tha analisti politik Islam Krasniqi për “Kosova Sot”. Shumë të përgatitur për një proces të ri zgjedhor, që të mos befasohet me rënie të rezultatit nga zgjedhjet e fundit parlamentare, e sheh PDK-në dhe lëvizjet në terren edhe analisti Blerim Burjani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.