ARKATANA

PDK-ja në Viti kundër këshillave komunale të iniciuara nga Nexhmedin Arifi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të mbahen “zgjedhje” në fshatrat dhe në qytetin e Vitisë në prag të zgjedhjeve komunale dhe në fund të mandatit të kësaj kaste antidemokratike dhe jolegale, përveç tjerash, është edhe e pamoralshme. Është rregull që “zgjedhja” e këshillave – kryetarëve të fshatrave dhe qytetit të bëhet pas zgjedhjeve komunale thuhet në reagimin e degës së PDK në Viti.

Dega e PDK-së në Viti ka reaguar ndaj organizimit të zgjedhjeve të këshillave lokale në fshatrat dhe në qytetin e Vitisë që sipas tyre po mbahen nën drejtimin e Nexhmedin Arifit.

Sipas PDK-së Ligji nuk ka paraparë zgjedhje të kësaj natyre. Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës njësi themelore e qeverisjes në Republikën e Kosovës është Komuna. Kryetarët e fshatrave dhe kryetari i qytetit mund të emërohen nga Kryetari i Komunës ose të zgjedhën në marrëveshje me subjektet politike të çdo vendbanimi. Këta do të ishin ndihmës për zbatimin e politikave dhe qeverisjes komunale për interesat e qytetarëve. Për këtë do të mjaftonte një akt nënligjor i Komunës (rregullore e Këshillit komunal ose vendim i Kryetarit të Komunës).

Dega e PDK-së në Viti ka sqaruar se me nismën dhe kërkesën e N. Arifit dhe S. Hebibit, është propozuar dhe miratuar një rregullore e kundërligjshme nga Këshilli komunal me të cilën janë “shpallur” zgjedhjet në fshatrat e kësaj Komune dhe në qytetin e Vitisë! Krejt kjo zallamahi është bërë për qëllime politike-partiake! Qëllimi themelor i këtyre antizgjedhjeve është eliminimi i atyre kryetarëve që mund të ishin dashamirë të PDK-së në këtë Komunë. Qëllim i dytë është “shpërlarja” e pak parave që i paska “falur” “LOGOSI” për organizimin dhe mbajtjen e këtyre (anti)zgjedhjeve në vendbanimet e kësaj Komune! A do të lejonte një qeverisje normale që për pak para të falura, të cilat i përfitojnë dy-tre veta, të përçahen qytetarët nëpër lagje e fshatra të kësaj Komune? A do ta bënte këtë punë dikush që do të ishte burrë dhe trim në emër të luftës së ulët kundër PDK-së në Viti? Jo, nuk do ta bënte.

United Hospital

Dega e PDK-së në Viti, në takimin e mbajtur me kryetarët e nëndegëve të saj, është deklaruar kundër këtyre (anti)zgjedhjeve të kundërligjshme dhe të dëmshme për demokracinë, marrëdhëniet dhe mirëkuptimin-tolerancën ndërqytetare e ndërpartiake në Komunën e Vitisë.

Të mbahen “zgjedhje” në fshatrat dhe në qytetin e Vitisë në prag të zgjedhjeve komunale dhe në fund të mandatit të kësaj kaste antidemokratike dhe jolegale, përveç tjerash, është edhe e pamoralshme. Është rregull që “zgjedhja” e këshillave – kryetarëve të fshatrave dhe qytetit të bëhet pas zgjedhjeve komunale.

Dega e PDK-së do të merret me këtë çështje konform ligjeve në fuqi dhe konform interesave të qytetarëve tanë menjëherë pas zgjedhjeve komunale, të cilat do t’i fitojë bindshëm thuhet në njoftimin e zyrës për informim të PDK-së së Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.