GRANDEMALL

PDK-ja në panik nga Specialja, kërkon zgjedhje të parakohshme

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Ani pse zgjedhjet e reja janë të parapara që të mbahen në vitin 2018, si duket dikujt po i ngutet që ato të ndodhin edhe më herët, madje edhe po kërkohen ashtu. Analistët dhe njohësit e kësaj fushe thonë se zgjedhje të reja po kërkon me ngulm PDK-ja, e cila tashmë është në panik nga arrestimet e pranverës nga Gjykata Speciale, duke iu kërcënuar kësisoj shpërbërja.

ZEQA: Përshpejtimi i zgjedhjeve është tendencë për të shpëtuar nga furtuna e Speciales,raporton Gazeta Kosova Sot

PDK-së i konvenon më së shumti që të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme, në mënyrë që kjo tronditje mos ta godasë para zgjedhjeve, ngase për rrjedhojë kjo parti do të diskreditohej edhe më tutje para publikut, por kështu do të diskreditohej edhe tek elektorati që ka, e që në të shumtën e ka një elektorat klientelist të votës”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Ani pse zgjedhjet e reja janë të parapara që të mbahen në vitin 2018, si duket dikujt po i ngutet që ato të ndodhin edhe më herët, madje edhe po kërkohen ashtu. Analistët dhe njohësit e kësaj fushe thonë se zgjedhje të reja po kërkon me ngulm PDK-ja, e cila tashmë është në panik nga arrestimet e pranverës nga Gjykata Speciale, duke iu kërcënuar kësisoj shpërbërja. Por, sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë vetëm klanit të Isa Mustafës brenda LDK-së. Ndaj është shtuar edhe dilema se përse PDK-ja po këmbëngul për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe a lidhet kjo me Gjykatën Speciale, ku shumë koka të kësaj partie mund të bien në grepin e Speciales, derisa në anën tjetër përse vetëm LDK-ja po hesht ndaj kërkesave për zgjedhje të reja dhe a do të dalë LDK-ja dukshëm më mirë apo jo në zgjedhje, nëse ato mbahen pas arrestimeve të Speciales. Dhe, shtrohet gjithashtu pyetja se a do të lejojë bashkësia ndërkombëtare zgjedhje pa veprimet e Speciales.

Salihaj: Elektorati i thjeshtë i PDK-së ishte viktimë e “komandantëve” Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se zgjedhje të reja po kërkon me ngulm PDK-ja, e cila tashmë është në panik nga arrestimet e pranverës nga Gjykata Speciale dhe i kërcënohet kësisoj shpërbërja, meqë, sipas tij, të gjithë ata që e kanë iniciuar dhe krijuar këtë parti, e që u thirrën në vlerat e luftës, ishin banda dhe profiterë. Ai shtoi se elektorati i thjeshtë i kësaj partie ishte viktima, ngase ai u manipulua plotësisht për interesat e “komandantëve” të PDK-së. “Ndaj, opozita duhet t’i hapë sytë mirë dhe ta shohë se përse tash edhe PDKja po kërkon zgjedhje me kaq nguti dhe të mos bijë në grackën e saj, ndërsa nëse opozita vërtet ka për qëllim që ta shkatërrojë krimin e organizuar, atëherë nuk është momenti për të shkuar në zgjedhje. Zgjedhjet duhet të mbahen në verë ose vjeshtë të vitit të ardhshëm, atëherë kur skena politike do të dëliret deri-diku nga fundërrinat e krimit të organizuar.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, LDK-ja nuk ka asnjë arsye të ngutet, duhet të deklarohet qartë kundër zgjedhjeve në pranverën e vitit të ardhshëm, sepse kjo do të ishte kundër interesave të saj dhe të Kosovës”, është shprehur Salihaj.

Analisti politik, Naim Kelmendi, thotë se siç duket dhe patjetër se kjo do të ndodhë, derisa sipas tij, Gjykata Speciale do ta tronditë skenën politike në Kosovë, ku aty do të merren njerëz që sot kanë pozita dhe poste në institucionet e shtetit, sidomos ata të potencuarit në raportin e Dik Martit, e që me këtë pikënisje me këta të apostrofuar në këtë raport edhe nis punën e vet Gjykata Speciale.

Më tej, Kelmendi ka vlerësuar se sigurisht që këtyre njerëzve do t’u ngriten aktakuzat, do të arrestohen dhe do të dërgohen para Gjykatës Speciale në Hagë, kështu që këtë tronditje do ta ndiejë më së shumti Partia Demokratike e Kosovës, parti kjo nga e cila do të jenë njerëzit që përbëjnë aktakuza potenciale për këtë Gjykatë.

Kësisoj, sipas tij, para se kjo të ndodhë, e që do të ndodhë së shpejti, PDK-së i konvenon më së shumti që të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme, në mënyrë që kjo tronditje mos ta godasë para zgjedhjeve, ngase për rrjedhojë kjo parti do të diskreditohej edhe më tutje para publikut, por kështu do të diskreditohej edhe tek elektorati që ka, e që në të shumtën e ka një elektorat klientelist të votës. “Prandaj, PDK-ja do të mund të stabilizohej politikisht vetëm pasi të ketë fituar zgjedhjet qoftë e vetme, qoftë në ndonjë koalicion të ri, kështu që pas marrjes së pushtetit furtuna që do të ndodhë me Specialen do të ishte më pak e dhimbshme politikisht. Edhe kështu PDK-ja është mjaft e goditur gjatë kësaj kohe të qeverisjes, sepse ka shumë nga kryetarët e kuvendeve komunale, ku udhëheq PDK-ja, që kanë aktakuza të ngritura apo kanë dhënë dorëheqje, për shkak të keqpërdorimeve dhe për shkeljet ligjore që kanë bërë, apo që janë akuzuar për vepra të tjera qoftë korruptive apo edhe të natyrave të tjera të rënda, kështu që edhe arrestimi i njerëzve të saj, sërish do të jetë një goditje e radhës, që do ta diskreditojë në skenën politike dhe tek elektorati imazhin e saj. Edhe pse veç e ka të diskredituar këtë imazh sidomos me aferën e ‘Prontos’1-2…, ku u vërtetua se si dhe me çfarë logjike njerëzit e saj, në udhëheqje, udhëheqin me institucionet dhe me shtetin”, u shpreh Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.