Uji Dea

PDK-ja ia përgatit funeralin LDK-së

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partia e kryeministrit u kujtua vonë për kapjen e shtetit
Kutia e Pandorës pritet të hapet pas zyrtarizimit të Kadri Veselit në krye të partisë

Analistët mendojnë se refuzimi i LDK-së për anëtarët e OSHP-së ishte teatër politik, për t’u treguar votuesve të vet se kanë qëndrim, por PDK-ja së shpejti mund ta çojë vendin në zgjedhje, në një moment kritik për Lidhjen Demokratike

Dështimi i koordinimit në mes të PDK-së dhe LDK-së në seancën e së martës, kur nuk u siguruan votat e mjaftueshme të koalicionit për votimin e anëtarëve të OSHP-së, po vlerësohet nga analistët politikë si një situatë e re krize, në të cilën po rrezikojnë të futen partnerët e koalicionit për shkak të interesave të ngushta.

FITORJA

Nëse kjo situatë vazhdon të përsëritet, atëherë PDK-ja dhe presidenti i ri që do ta marrë së shpejti detyrën, ka gjasa që në një të ardhme jo të largët, në funksion të eliminimit të përçarjeve të tilla , të detyrohen që në konsulta edhe më subjektet tjera politike nga opozita, të mendojnë seriozisht për shpalljen e zgjedhjeve të reja në një afat kohor para se të skadon mandati i rregullt kushtetues i Qeverisë ‘Mustafa’.

Në një skenar të tillë të hile,s që do ta bënte PDK-ja dhe kreu i saj i ri Kadri Veseli gjithsesi humbës do të mund të dilte LDK-ja dhe kreu i saj, Isa Mustafa, me klientelën e ngushtë rreth vetes, pasi që po del se janë zgjuar me vonesë në angazhimin e tyre gjoja se për të penguar kapjen e shtetit nga PDK-ja një moto gjatë garës zgjedhore në vitin 2014.

Analisti politik, Driton Selmanaj, vlerëson se rasti i seancës së djeshme gjithsesi ka dëshmuar se pavarësisht deklarimeve publike të partnerëve të koalicionit për stabilitet dhe qëndrueshmëri të funksionimit të tyre të brendshëm, nëkëtë fushë nuk është gjithçka aq e konsoliduar. “E djeshmja na dëshmoi diçka që tregon se nuk mund të kalohet edhe pa ndonjë problem të veçantë. Qeveria i sjell propozimet dhe më pas partia politike nga e cila parti politike vjen kryeministri i vendit vendos që të mos i votojë ato propozime. Kjo i bie që, megjithatë diçka nuk po funksionon mes tyre”, thotë ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.