Fundamenti

PDK-ja i bëri të njohur, në momentet e vështira e braktisën atë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – PDK në Gjilan kërkon nga ish- anëtarët të cilët lëshuan shtëpinë e vjetër dhe aderuan në “Nisma për Kosovën” që së paku moralisht t’i falënderohen PDK- së për mundësinë që ju dha sepse përmes saj janë bërë të njohur sadopak për publikun dhe kanë fituar që të gjithë vota e pozita politike përmes saj, njofton zyra për informim e PDK-së.

Në mbledhjen e kryesisë së nëndegës VI të Partisë Demokratike të Kosovës- PDK të mbajtur këtë mërkure ku prezent ishin edhe koordinatori, Sami Hoxha dhe ish- kryetari dhe anëtari i kryesisë së PDK-së zoti Izmi Zeka, u konstatua se nga kjo kryesi është tërhequr Shaqir Ukshini (tashmë ish- kryetar i kësaj nëndege) në mënyrë individuale por jo e gjithë kryesia siç po keqinformohet opinioni publik.

Gjithashtu Kryesia e kësaj nëndege me përkrahje unanime për kryetarë zgjodhi aktivistin e palodhshëm të Partisë Demokratike të Kosovës zotin Ramadan Bunjakun i cili është njëri nga aktivistët e parë që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës, njofton zëdhënësja Mimozë Shkodra- Bislimi.

Gjithashtu PDK në Gjilan kërkon nga ish- anëtarët të cilët lëshuan shtëpinë e vjetër dhe aderuan në “Nisma për Kosovën” që së paku moralisht t’i falënderohen PDK- së për mundësinë që ju dha sepse përmes saj janë bërë të njohur sadopak për publikun dhe kanë fituar që të gjithë vota e pozita politike përmes saj, njofton zyra për informim e PDK-së.

Uji Dea

Njëri ka qenë drejtor i shërbimeve publike, dy ishin këshilltarë në mandatin që shkoi dhe tjetri është tashmë këshilltarë komunal.

Shtëpinë nuk e lëshojnë të mirët atëherë kur shtëpia ka nevojë për ta, thotë zyra për informim e PDK- së.

Andaj kërkojmë që ky këshilltarë zoti Bajram Hasani të ketë të paktën përgjegjësi morale e politike dhe të lëshoj ulësen në KK-së sepse nuk i ka të fituara votat vetë dhe jo krejt, ngaqë për një ulëse janë dashur rreth 1000 vota dhe kjo tregon që të gjithë kandidatët në listën zgjedhore të jenë kontributdhënës për një ulëse në Kuvendin Komunal.

Gjithashtu njoftojmë opinionin publik që Këshilltari Komunal Bajram Hasani më nuk është anëtarë i Komitetit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, ndërsa për zëvendësimin e tij së shpejti do të merr vendim kryesia e PDK- së, njofton zyra për informim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.