PDK-ja e Veselit në rënie të lirë
Deklarimin e para disa ditësh të Kadri Veselit, kreut aktual të PDK-së, për opsionin e mundshëm të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, zyrtarët e LDKsë dhe analistët politikë e shohin si një frikë reale, që ka kapluar PDK-në, për shkak të ndryshimeve në lidership dhe ballafaqimit të shumë figurave nga ky subjekt politik me drejtësinë. Sipas tyre, është e pritshme që Veseli të insistojë që zgjedhjet të mbahen më së largu në mars, para arrestimeve të Gjykatës Speciale. Adem Salihaj, deputet nga LDK-ja, thotë se PDK-ja është në panik dhe në një ankth të vazhdueshëm
PARTIA MË E MADHE, NË DITËT KRITIKE PARA SPECIALES
Partneri në koalicion, LDK-ja “fërkon” duart
“Deputetët gjykohen dhe shkojnë nëpër burgje, të tjerë vijnë nga burgjet, pasi i kanë mbajtur dënimet. Në njëfarë mënyre, nga burgjet vijnë, në burgje shkojnë. Kjo ndodh edhe me kryetarët e komunave të PDK-së”, tha deputeti Adem Salihaj. Ai e sheh ngritjen e avantazhit të LDK-së karshi këtij subjekti politik në koalicion, vetëm nëse me kohë ndodhë edhe distancimi për veprimet e deritanishme, shkruan gazeta Kosova Sot.
Deklarimin e para disa ditësh të Kadri Veselit, kreut aktual të PDK-së, për opsionin e mundshëm të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, zyrtarët e LDKsë dhe analistët politikë e shohin si një frikë reale, që ka kapluar PDK-në, për shkak të ndryshimeve në lidership dhe ballafaqimit të shumë figurave nga ky subjekt politik me drejtësinë.
Sipas tyre, është e pritshme që Veseli të insistojë që zgjedhjet të mbahen më së largu në mars, para arrestimeve të Gjykatës Speciale.
Adem Salihaj, deputet nga LDK-ja, thotë se PDK-ja është në panik dhe në një ankth të vazhdueshëm. “Afrimi i arrestimeve nga Gjykata Speciale veçanërisht e shqetëson shumë PDK-në dhe eksponentët e saj kryesorë. Mendoj se nëse arrestohen eksponentët kryesorë të PDK-së, kjo parti do të ketë probleme serioze për rikonsolidimin e radhëve të saj. Vërtet është një dukuri në Kuvendin e Kosovës dhe në gati të gjitha komunat, ku qeveris PDK-ja, por në mënyrë të veçantë në Kuvend deputetët gjykohen dhe shkojnë nëpër burgje, të tjerë vijnë nga burgjet, pasi i kanë mbajtur dënimet. Në njëfarë mënyre, nga burgjet vijnë, në burgje shkojnë. Kjo ndodh edhe me kryetarët e komunave të PDK-së”, tha Adem Salihaj. Ai e sheh ngritjen e avantazhit të LDK-së karshi këtij subjekti politik në koalicion vetëm nëse me kohë ndodh edhe distancimi për veprimet e deritanishme.
PDK-së i ngutet
Në defensivë ta madhe e sheh tani PDK-në edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Muhamet Kelmendi, prandaj të vetmin shpë- tim nga minusi i madh, që mund të marrë ky subjekt politik, ai e sheh në përshpejtimin e zgjedhjeve të reja parlamentare, si të parakohshme, që, sipas tij, do të duhej të mbaheshin gjithsesi në vitin 2017. “Duke e parë çështjen në anën e PDK-së, që është në tehun e veprimeve të inkriminuara, si dhe atë se Gjykata Speciale kryesisht është krijuar për çështjet nga lufta e UÇK-së, e ku anëtaret e PDK-së gjinden në teh të akuzave, pritet dhe është e kuptueshme që kjo parti ka mundësi dhe natyrisht se do të dobësohet. Dënimet e dhëna dhe ato që pasojnë do ta godasin shumë PDK-në. Priten masa të ashpra dhe natyrisht se edhe dobësimi i partisë do të ndodhë. Mirëpo, në anët tjetër, PDK-ja ka filluar përgatitjen e terrenit për të shkuar sa më parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ende pa u ballafaquar me rastet edhe më të rënda sesa ‘Drenica 1’ dhe ‘Drenica 2’ “, ka thënë Kelmendi. “PDK-së i konvenon që të shkohet në zgjedhje. Madje, kjo duhet të kryhet sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që gjendja aktuale të shfrytëzohet dhe vetëm kjo ia siguron kësaj partie ndoshta edhe njëherë vendin e parë në zgjedhje. Paraprakisht është e pritshme që shumë shpejt të bjerë koalicioni dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, tha prof. Muhamet Kelmendi.
Ai ka pohuar se parashikimet mund të jenë të pasakta, por zvarritja e zgjedhjeve e nxjerr gjithsesi në vendin e parë LDK-në. “Nuk dua të aludoj në këtë apo në atë parti. Por, koha më së shumti i konvenon LDK-së. Kjo për faktin se PDK-ja me Gjykatën Speciale do të dobësohet, sepse edhe shumë kuadro të saj do të akuzohen. Ky dobësim i konvenon kryesisht LDK-së”, theksoi Kelmendi./kosova sot/


