United Hospital

PDK-ja, drejt zgjedhjeve me ‘luftë’ në bastione

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partia e Kadri Veselit po shkon drejt zgjedhjeve lokale e thyer në dy bastionet kryesore, përkatësisht në Skenderaj dhe në Drenas. Atje ka disa pretendues partiakë për kryetar të komunave, të cilët kërcënojnë se nëse nuk e marrin bekimin e kryetarit të partisë do të garojnë si kandidatë të pavarur, shkruan sot, gazeta Zeri.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po bëhet gati për zgjedhjet lokale të këtij viti, të cilat do të mbahen më 22 tetor derisa në dy bastionet kryesore të saj që nga paslufta, në Skenderaj dhe në Drenas, ka përplasje të mëdha mes figurave kryesore politike të partisë.

Kundër kandidaturës së Sami Lushtakut edhe për një mandat të ri në krye të Skenderajt ka dalë ish-deputeti i kësaj partie Nuredin Lushtaku, shkruan Zeri.

Eco Higjiena

Për më tepër edhe djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, ka deklaruar ditë më parë se nëse Nuredin Lushtaku nuk do të kandidatohet nga PDK-ja për zgjedhjet në komunën e Skenderajt, ai do të dalë kandidat i pavarur dhe nuk do ta përkrahë kryetarin aktual Sami Lushtaku.

Telashe hiç më të vogla partia e Kadri Veselit ka edhe në Drenas, ku janë tre pretendues të PDK-së për kryetar të komunës: Ramiz Lladrovci, Naim Bazaj dhe Bislim Zogaj, të cilët po ashtu kanë deklaruar se nëse nuk e marrin besimin e partisë do të dalin si kandidat të pavarur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.