PDK-ja dhe LDK-ja, afër një pajtimi

Pavarësisht se vjeshta e sivjetshme është në kalendarin kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale, dilemat që po dalin së fundmi në formimin e komunave të reja, zbatimin e marrëveshjes së arritur për veriun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, por edhe një strategji e fshehtë e liderëve politikë për të ruajtur nivelin ekzistues të pushtetit lokal dhe primatin e tyre autoritar për një kohë më të gjatë, duket që po e shtyjnë vendin në zgjedhje dypalëshe në vitin 2014 në lokale dhe qendrore.

Burime brenda dy partive politike LDK-së dhe PDK-së, në kushte anonimiteti, nuk e përjashtojnë një skenar të tillë, për faktin se me një bashkim të agjendës zgjedhore për dy palë zgjedhjet do të mund të arrihen edhe deri te kompromisi final për mënyrën e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, mbi bazën e një marrëveshje të rishikuar në mes të liderëve politikë.

“Gjithçka është akoma në letra të hapura rreth përcaktimit të afatit final të zgjedhjeve. Për shkak të implikimit edhe të agjendes në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë, nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje “gjentelmenësh” mes liderëve, sepse e lejon edhe Kushtetuta që zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale në Kosovë të mbahen në pranverën e vitit 2014, duke pasur parasysh edhe mundwsinë e përmbylljes së shumë proceseve rreth zbatimit të marrëveshjes”, tha një burim i gazetës Kosova sot.

Përfaqësues të dy subjekteve politke në opozitë, “Vetëvendosje” dhe AAK-së kanë thënë se presioni i tyre i deritashëm, që data e zgjedhjeve lokale të zbardhet në afatin kushtetues ka qenë i mjaftueshëm, por tanimë gjithçka varet nga vendimi i presidentes Jahjaga./Indeksonline/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).