RCCOLA

PDK-ja dhe koalicioni paszgjedhor përballen më 21 gusht në Kushtetuese

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Koalicionit LDK-AAK-Nisma i është dhënë e drejta në kërkesën për të pasur seancë dëgjimore, para se të vendoset nëse ka qenë kushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës kryeparlamentar, shkruan sot Koha Ditore.

Palëve do t’u jepet mundësia që shkurtimisht t’i paraqesin argumentet nëpërmjet prezantimeve verbale.

Do të kufizohen në fakte dhe në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rastin. Pas seancës, në dhjetëditëshin e fundit të gushtit, Kushtetuesja do ta nxjerrë verdiktin përkitazi me kryetarin e Kuvendit.

Hidromorava

Dy kampet politike që kanë ndërprerë komunikimin ndërmjet vete diku dy muaj më parë, kur janë organizuar zgjedhjet e parakohshme nacionale do të përballen në Gjykatën Kushtetuese më 21 gusht.

“Gjykata ka miratuar kërkesën e deputetëve të bllokut opozitar që të ketë seancë dëgjimore. Ajo do të mbahet më 21 gusht. Fare pak kohë pas kësaj seance, gjykata do të vendosë për rastin. Kjo është një procedurë konfrontuese ku palët do të përballen”, ka thënë një burim i gazetës. /Koha Ditore/Koha.net/