HW

PDK-ja bllokoi bordin e “TREPÇËS”

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Zvarritjet që po ndodhin rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës, që pritet të dalë pas zgjedhjeve nacionale, kanë bërë që edhe fati i mëtejmë i Kombinatit “Trepça” të mbetet peng i përbërjes së re të ekzekutivit. Procesi i zbatimit të Ligjit për ‘Trepçën’ është ndalur.

Anëtarët jopartiakë duhej të zgjidheshin brenda 6 muajsh

Zvarritjet që po ndodhin rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës, që pritet të dalë pas zgjedhjeve nacionale, kanë bërë që edhe fati i mëtejmë i Kombinatit “Trepça” të mbetet peng i përbërjes së re të ekzekutivit. Procesi i zbatimit të Ligjit për ‘Trepçën’ është ndalur.

Analistët vlerësojnë se e tërë kjo ngecje po ndodh ngase Qeveria në dorëheqje e Isa Mustafës kishte gjashtë muaj kohë të mjaftueshme që të themelonte Bordin Mbikëqyrës dhe Bordin Menaxhues të Kombinatit ‘Trepça’, që sipas ekspertëve kjo edhe nënkuptonte në një farë mënyre fillimin e zbatimit të Ligjit për të, por kjo nuk u arrit që prej miratimit të kornizës ligjore. Së këndejmi, sipas ekspertëve, tani i gjithë procesi i Kombinatit ‘Trepça’ mbetet i ngrirë deri krijimin e Qeverisë së re. Ndaj ata me të drejtë e shtrojnë çështjen se cilat do të jenë efektet negative për Kombinatin “Trepça” nëse edhe qeveria e re do të neglizhojë për ta mbajtur sa më shumë të kapur ‘Trepçën’ për interesa të klientelës dhe partive politike që ushqehen përmes rrugëve korruptive. Të gjithë ekspertët e kësaj fushe janë të mendimit se zvarritjet e paarsyeshme dhe të pakuptimta rreth mospërfundimit të këtij procesi kanë pasur efekte negative për Kombinatin ‘Trepça’, ngase nuk është arritur të fillohet me politikat zhvillimore të kësaj kompanie me nam. Në tetor të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës e pati miratuar Projektligjin për ‘Trepçën’, me të cilin, siç thuhej, gjiganti ekonomik shpresohej se do të rimëkëmbet dhe rikthehet në treg. Ligji në fjalë e përcaktoi Qeverinë e Kosovës se ajo është pronare e 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, siç thotë, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigantin.

Statuskuoja rrezikon ndërmarrjen

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa (LDK), që ishte edhe kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri, lidhur me çështjen tha për gazetën “Kosova Sot” se siç dihet aprovimi këtij ligji në tetor të vitit të kaluar ka qenë një fitore e madhe për shoqërinë dhe politikën kosovare, duke marrë parasysh pretendimet dhe tendencat e Beogradit. “Kjo ngase ligji ka qenë aq modern saqë Beogradi me këtë rast ka ngelur vetëm në një proces verbal, ngase ligji është bazuar në kontekstin institucional historik dhe në kontekstin institucional aktual”, u shpreh ai.

Fundamenti

Por, sipas Mustafës, për fatin e keq punët nuk kanë ecur shpejt dhe se formimi i bordit dhe regjistrimi i kompanisë së re është vonuar, andaj edhe u dashtë një proces tranzicioni që AKP-ja të menaxhojë kombinatin për një kohë, derisa të krijohet bordi.”Komisionin që e kam udhëhequr unë ka kërkuar disa herë që kjo të arrihet, por sipas informatave të mia pjesa e PDK-së në Qeverinë e Kosovës të asaj kohe nuk ka qenë e interesuar që çështja e ‘Trepçës’ të ecë më tutje në këtë drejtim dhe fatkeqë- sisht është vonuar konstituimi i bordit të kombinatit dhe natyrisht që tash e një kohë të gjatë Kombinati ‘Trepça’ mbetet peng i llogarive politike dhe si e quaj unë shpesh i luftës politike primitive partiake për pushtet”, potencoi ai. “Pasojat negative janë se në ‘Trepçë’ tashmë kemi një ‘status-quo’ që nga viti 2008 dhe një ‘status-quo’ që është e dëmshme për zhvillimin e këtij kombinati, por e dëmshme edhe për Kosovën”, theksoi Mustafa.

Pa u formuar qeveria e re, nuk ka hapa të rinj

Ndërsa, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Raif Çela (PDK), që ka qenë edhe anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, thotë për gazetën “Kosova Sot” se nuk ka asnjë fije dyshimi se fati i mëtejmë i Kombinatit ‘Trepça’ ka mbetur peng i formimit të qeverisë së re.”Sepse deri në formimin e Qeverisë së re të Kosovës do të ketë edhe zvarritje të zgjedhjes së Bordit Mbikëqyrës dhe Bordit menaxhues. Andaj, doemos se e tëra kjo zvarritje ka për të ndikuar shumë edhe në zhvillimin e mëtejmë të ‘Trepçës’, pasi që nuk mund të shënohet epoka e re zhvillimore pa u regjistruar ndërmarrja e re që më pas kjo ndërmarrje të hyjë në politikat zhvillimore”, tha ai.

Çela sqaroi se sipas ligjit që është miratuar nga ana e Kuvendit të Kosovës Bordi Mbikëqyrës i ‘Trepçës’ është dashur të themelohet brenda gjashtë muajve nga miratimi i tij dhe i njëjti bord do të duhej të përbëhej nga nëntë anëtarë, të cilët nuk mund të jenë anëtarë të forumeve politike. “Anëtarët e këtij bordi duhet të jenë ekspertë në fusha të caktuara, që nevojiten për mbikëqyrjen e kombinatit. Ky bord më pas do të duhet të zgjedh edhe anëtarët e Bordit Menaxhues të ‘Trepçës'”, tha ai.

Ai shtoi se agonia e kombinatit ‘Trepça’ pothuajse që 25 vjet po vazhdon, ngase nuk është nxjerrë bazë ligjore e nevojshme që kjo ndërmarrje të zhvillohet dhe me afarizmin e vet pozitiv të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të krejt Kosovës. Çelaj thotë se bazuar në të dhënat që kanë ofruar sindikatat e këtij kombinati mësohet se pozita e Kombinatit ‘Trepça’, krahasuar me vitet paraprake, është shumë më keq edhe sa i përket organizmit, edhe sa i përket prodhimit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.