FIDANISHTJA

PDK i shmanget përsëri Kuvendit të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Për shkak të mungesës së numrave për ta pasur shumicën brenda Kuvendit të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që nesër të mos paraqitet fare me deputetët e saj në Kuvendin e Kosovës.

Burime të Gazetës thonë se kjo parti ka marrë qëndrim që t’ua ndalojë deputeteve paraqitjen në Kuvend duke shkaktuar kështu për të satën herë mungesë të kuorumit dhe dështim të seancës.

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar të funksionojë në një gjendje të paparë deri më tash në këto 12 vjet demokraci parlamentare.

Eco Higjiena

Asnjë prej forcave politike nuk ka shumicën e duhur.

Për shkak të këtyre rrethanave më së shumti duket se po pëson Posta dhe Telekomi i Kosovës – statusi i së cilës, nëse flasim me terma religjioz, ka mbetur në purgator – as nuk është shitur dhe as nuk është blerë.

Nëse një situatë e tillë vazhdon shumë gjatë atëherë vlera e kësaj kompanie rrëmbimthi do të shkojë drejt një zhvlerësimi total./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.