FIDANISHTJA

PDK: “Horror” qeverisja e Lutfi Hazirit

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan shpreh shqetësimet serioze, se si qeverisja komunale e drejtuar nga Lutfi Haziri po i drejton institucionet komunale, duke përdorur presionin, fyerjet, kërcënimet e deri te dhuna, si instrumente për te realizuar interesat e një klani diletant, të orkestruar nga kryetari i komunës së Gjilanit thanë Riad Rashiti dhe Sahit Abazi në një konferencë për shtyp.

Ky lloj mentaliteti qeverisës në komunë, po rrezikon edhe investitorët e huaj që kanë ardhur në Gjilan për të bërë biznes, të cilët po tremben nga ky klan diletant, përmes presioneve, ofendimeve e deri te kërcënimet që i bëjnë zyrtarët e zgjedhur nga Kuvendi Komunal. Është e papranueshme që kjo të ndodhë në kohën kur Gjilani dhe Kosova kanë nevoja të jashtëzakonshme për të sjellë sa më shumë investime të jashtme për të zhvilluar vendin thanë Rashiti e Abazi.

Është absurde dhe jo ligjore që një Kuvend Komunal, të emërojë për anëtar të Komisionit Komunal të Aksionarëve në një kompaninë, zyrtar i cili ka të ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Ndaj Muhadin Hazirin është ngritur aktakuzë, për vepër penale dhe keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi, të kryera në kompaninë publike “Higjiena” në kohën sa ishte ai në pozitën e drejtorit operativ. Ky zyrtar edhe ishte shkarkuar nga Bordi i kësaj kompanie në vitin 2012 për moszbatim të vendimeve të saj. I njëjti zyrtar njëkohësisht është duke u gjykuar edhe nga Gjykata Themelore si i akuzuar nga Prokuroria Themelore për zhdukjen dhe shitjen e aseteve të kësaj kompanie në vlerë prej 16 mijë euro në rrethinën e Prizrenit. Ka edhe më shumë se kaq, që institucionet e drejtësisë janë duke u marr hetime të tjera ndaj këtij personi, ku edhe aktualisht Prokuroria Themelore është duke kryer hetimet edhe për një rast tjetër ndaj tij, lidhur me një pagesë që i është bërë një kompanie në vlerë rreth 70 mijë euro, pa përfunduar projekti i kontraktuar nga Higjiena thanë këshilltarët e PDK-së.

Paramendojeni se si qeverisja e Lutfi Hazirit i trajton investitorët e huaj në Gjilan, duke i emëruar përfaqësues të komunës në Komisionin Komunal të Aksionarëve, zyrtarë të cilët janë nën hetime për tri raste të ndryshme për vepra penale dhe që ka të ngritura aktakuza nga Prokuroria Themelore e Gjilanit. Ndërsa po ky zyrtar tani i kërcënon, fyen e shanë më së rëndi dhe drejtpërdrejtë investitorët austriak dhe zyrtarët e kompanisë “Eco-Higjiena”.
Kjo sjellje e institucioneve komunale është e patolerueshme për ne si opozitë dhe është fyerje e rëndë për të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarët e Gjilanit, që një person i tillë ti përfaqësojë tri komuna (Gjilan, Viti dhe Kamenicë) në një investim të përbashkët me një kompani të njohur dhe serioze Moser Group nga Austria.

Është e turpshme se si kjo përbërje e Komisionit Komunal të Aksionarëve në kompaninë Eco-Higjiena, me anëtarë që kanë aktakuzë të ngritur, të larguar po nga kjo kompani, që tani të shkarkojnë edhe dy anëtarët e Bordit të kësaj kompanie, plotësisht në kundërshtim me ligjin për nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Kur kjo kompani me këtë bord, për herë të parë arrin bilanc pozitiv në afarizmin e saj, sepse për 15 vite me radhë kjo kompani kishte krijuar humbje afariste financiare në fund të çdo viti kalendarik dhe kështu kishte grumbulluar një milion euro borxhe ndaj operatorëve ekonomik dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si ATK-së dhe KMDK-së etj. E që njëri nga menaxherët kryesore në këtë kompani ishte edhe Muhadin Haziri si drejtor i operativës dhe si zëvendës drejtor për shumë vite në Higjienë.

ARKATANA

Ne si opozitë i jemi drejtuar me kërkesë kryesueses së Kuvendit Komunal Gjilan edhe kryetarit të komunës, që të shqyrtojnë këtë gjendje dhe konflikt të interesit që ka ky person në këtë kompani dhe të shkarkohet menjëherë nga anëtari i Komisionit Komunal të Aksionarëve në këtë kompani, sepse është kundërligjore që ky zyrtarë të jetë në këtë pozitë dhe të merr pjesë në vendime jo ligjore.

Si pasojë e këtij presioni dhe mos bashkëpunimit të komunës, kjo kompani është penguar gjatë tërë vitit të kaluar, por edhe sot pengohet në afarizmin e saj gjë që ka shkaktuar ngecje në implementimin e planit të punës dhe investimeve të planifikuara të kësaj kompanie sipas marrëveshjes së PPP.

Ndërsa edhe dje është shkarkuar Bordi i një kompanie tjetër publike lokale “Kosovatrans” nga Komisioni diletant Komunal i Aksionarëve i emëruar nga kryetari i komunës Lutfi Haziri. Edhe ky vendim i këtij komisioni është në kundërshtim me ligjin për NP sipas nenin 7, i cili sqaron të drejtat e këtij komisioni ndaj bordit të kompanive publike lokale.

Lutfi Haziri ka instaluar qeverisje horror në të gjitha institucionet komunale, të cilat po merren me spastrime politike, përmes veprimeve dhe vendimeve joligjore, presioneve, fyerjeve, kërcënimeve dhe deri te instrumenti i dhunës. Brenda një viti kanë ndodhur shumë rrahje brenda institucioneve komunale, fillimisht nëpër shkolla në mes mësimdhënësve, rrahje të inspektorëve komunal deri sa ka pasur arrestime, në ekskursion përmes dhunës janë detyruar nxënësit të udhëtojnë me kompaninë transportuese të preferuar, është ushtruar dhunë ndaj këshilltarëve komunal, ndërsa dje ka ndodhur edhe rrahja e zyrtarit komunal në vendin e tij të punës, nga një qytetarë militant i LDK-së i cili është ndalur 48 orë në mbajtje nga Policia e Kosovës dhe tani Prokuroria po merret me rastin.

Pra kjo është “klima e mirë” për bizneset dhe investitorët e huaj, që ka krijuar në Gjilan qeverisja e Lutfi Hazirit, në të cilën ai vazhdon për çdo ditë me parulla politike se me ardhjen e tij në qeverisjen komunale, ai ka kthyer vëmendjen e “botës” (duke përmendur Brukselin, Gjermaninë, Amerikën etj.) kah komuna e Gjilanit. Pra ky është programi humoristik, të cilin po e prodhon shtëpia e produksionit të kryetarit të komunës Lutfi Haziri thanë në konferencën për shtyp Riad Rashiti e Sahit Abazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.