PDK: Hipokrizia e Lutfi Hazirit ndaj pronës komunale dhe AKP-së

Gjilan – Hipokrizitë e kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri nuk kanë kufij. Janë totalisht të pamoralshme deklaratat e tij politike që nga fillimi i qeverisjes së tij me komunën e Gjilanit, i cili flet ndryshe dhe vepron e sillet krejt ndryshe.
Deklarimi i tij se po kontrabandohet dhe po nëpërkëmbët prona komunale e Gjilanit nga AKP, dhe vendimet e qeverisjes së tij komunale janë plotësisht në kundërshtim me njëra tjetrën. Kështu thuhet në reagimin e këshilltareve komunal të PDK-së.
Lutfi Haziri, më 24 prill 2014, i ka rekomanduar Kuvendit Komunal të Gjilanit, shfuqizimin e vendimit të Kuvendit Komunal me Nr.01-8367 të datës 09.07.2010, i cili kishte të bënte për ndalimin e shitjes së pronave publike nga AKP-ja. Këtë vendim e kishte marr Kuvendi Komunal i Gjilanit, i cili qeverisej nga PDK dhe Qemajl Mustafa.
Dhe nga viti 2010 këto prona komunale si çerdhja e fëmijëve dhe objektet tjera publike, AKP-ja nuk ka mundur ti shesë deri më tani, si pasojë e atij vendimi të marrur nga qeverisja e PDK-së në komunën e Gjilanit.
Ndërsa sot, qeverisja e LDK-AAK-së dhe e partive tjera në koalicion në Gjilan, kanë marr vendim për shfuqizimin e vendimit të PDK-së të vitit 2010, e ku tani ia ka mundësuar AKP-së shitjen e këtyre pronave publike, për të cilat sot Lutfi Haziri, kinse është paraqitur nervoz para medieve lidhur me këtë çështje.
Por, ata të cilët pak e njohin këtë kryetar të Gjilanit, e din shumë mirë se ky personalisht është marrur dhe ka hise në disa procese të privatizimit, të cilat janë bërë në komunën e Gjilanit, sikurse në rastin e fabrikës së radiatorëve ku ka 10% të aksioneve të privatizuar. Ku edhe EULEX është duke u marrur me hetimet për rastin e Lutfi Hazirit.
Ne si grup i këshilltarëve komunal të PDK-së, e kemi kundërshtuar shfuqizimin e këtij vendimi, i cili e ndalonte privatizimin e këtyre pronave, sepse nuk dashur që ti jepet mundësia AKP-së që ti privatizoj këto prona. Por ishte vet Lutfi Haziri dhe këshilltarët e koalicionit qeverisës në Gjilan që e votuan dhe ia mundësuan AKP-së, shitjen e pronave publike e që janë interes për komunën e Gjilanit. Ndërsa sot shikoni hipokrizinë e kryetarit të Gjilanit se si deklarohet para medieve për këtë “brengë” të tij.
Ne edhe në seancën e Kuvendit Komunal, kemi ngritur shqetësimin tonë si grup i PDK-së, se prapa këtij vendimi për t’ia lejuar AKP-së shitjen e pronës publike, qëndrojnë interesat e pushtetit lokal dhe e njerëzve të afërt të Lutfi Hazirit, të cilët ia kanë financuar fushatën elektorale, që kanë ardhur nga Zvicra për t’i vizituar këto prona publike, në mënyrë që vet ata ti blejnë përmes procesit të privatizimit. Prandaj ky kryetar që sot po e shpreh “brengën” e tij, është ideator i krejt këtyre dallavereve lidhur me shit-blerjen e pasurisë komunale.
Fatkeqësitë po i shtohen Gjilanasve çdo herë e më shumë, kur komunën po e qeverisë ky hipokrit, i cili është profesional për mashtrimet të cilat ia ka bërë përherë qytetarëve të Gjilanit.
Tërmeti, Decentralizimi, Privatizimi dhe tani Vërshimet, janë tri fatkeqësi që i ndodhin Gjilanit në qeverisjen e Lutfi Hazirit dhe i cili ka keqpërdorur dhe përfituar skajshmërisht përmes këtyre dukurive dhe proceseve, e të cilat e kanë dëmtuar rëndë qytetarin e Gjilanit thuhet në reagimin e Grupit të Këshilltarëve Komunal të PDK-së Gjilan./rajonipress/