Hidromorava

PDK “harron” kryetarin e Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Frika se nuk do të mund ta marrin mandatarin – të drejtën për të për të formuar qeverinë – partia më e madhe në vend (Partia Demokratike e Kosovës – PDK), e dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, nuk ka menduar për pozitën e kryetarit të Parlamentit.

Rregullorja e punës së Kuvendit, që aktualisht është në fuqi, në pikën 13.3 thotë: Kryesuesi kërkon nga përfaqësuesi i etnitetit politik, që ka marrë numrin më të madh të votave, të deklarojë se cili nga dy të emëruarit për Kryesi propozohet për kryetar të Kuvendit.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se brenda partisë nuk është diskutuar kjo gjë.

UBT

“Nuk kemi diskutuar për këtë”, ka thënë Kuçi për Telegrafin.

Ndryshe, pas ngërçit të krijuar në skenën politike kosovare, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dërguar çështjen e mandatarit në Gjykatën Kushtetuese, që kjo e fundit ta jap interpretimin e saj në lidhje me atë se kujt i takon e drejta për ta formuar Qeverinë.

Derisa blloku opozitar, i përbërë nga LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën, kanë deklaruar se atyre iu takon e drejta për të formuar qeverinë, sepse i kanë numrat në Kuvend, ndërsa po të njëjtën e pretendon edhe partia e kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, zyrtarët e së cilës kanë deklaruar se ata i kanë fituar zgjedhjet dhe e kanë të drejtën si morale po ashtu edhe ligjore që ta formojnë qeverinë.