UBT

PDK: Gjilani në këmbë për “Rimëkëmbje”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – PDK, pas reformave të viteve të fundit, po përqafohet me shumicë nga qytetarët e të gjitha rajoneve, e veçmas Gjilanit e Anamoravës. Fryma e PDK-së po ndjehet kudo. Qytetari po rikthehet në rrënjë, në traditë, rreth partisë së çlirimtarëve, bashkë me rininë, proceseve të mëdha si Rambujeja, çlirimi dhe shpallja e Pavarësisë, modernizimit të infrastrukturës e tash, rimëkëmbjes së gjithanshme pas pandemisë̈. Kur populli është sfiduar me vështirësi të mëdha, në periudha të vështira, është mbështetur në PDK-në, që ofron edhe shpresë, dije, vullnet, trimëri dhe dinjitet.

Gjilani sot frymonte PDK, po i bashkohet partisë shtetndërtuese dhe për ekonomi zhvilluese. E atakuar nga të gjitha anët përkohësisht, sepse ishte e para për kohë të gjatë, PDK-në e bëri vetëreflektuese, reformatore dhe tash, u kthye te gjiri i saj, te populli. Sot, populli u besatua në PDK-në, për Zgjedhjet e Përgjithshme të 14 Shkurtit. Shkurti kurrë nuk ka qenë më i gjatë, sa ky që do të vije, për shkak se sot, gjilanasit, e shprehnin entuziazmin që mezi presin që në kutitë e votimit ta votojnë PDK-në, Rimëkëmbjen, kandidatët e Gjilanit e të krejt Kosovës!

Gjilani zgjodhi sot, partinë e vetme me program, partinë e vetme që iu ka kthyer problemeve të vërteta të qytetarëve, e veçmas pas pandemisë, rimëkëmbjes e ekonomisë. PDK po rikthehet në entuziazmin e vitit 2007, sepse PDK-ja e votoi Pakon e Rimëkëmbjes për hir të qytetarëve edhe sa ishte në opozitë, ndërsa tash qytetarët e Gjilanit e Kosovës, po i bashkohen radhëve të saj, për ta votuar RIMËKËMBJEN, të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës.

Mobi Casa

Në rrezikun e dikurshëm iu bashkua prijësve të PDK-së, ndërsa tash, në krizë të madhe me pandemi, ekonomi e izolim të gjatë, po i rikthehet PDK-së, për t’ia besuar drejtimin e shtetit në rimëkëmbje.

PDK ka struktura të fuqishme, profesionistë të njohur dhe qytetarë entuziaztë. Organizimi, profesionalizmi dhe vullneti, janë tri shtyllat e domosdoshme për shtetin.
#Rimëkëmbje
#PDK
#IlirTahiri29
#HevziXhelili80
#SamiHoxha103
#GaniNeziri105
Gëzuar për fitore!