UBT

PDK: Gjilani në këmbë për ndryshimin e madh!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sot mbajtëm takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore me të gjitha strukturat e Partisë Demokratike në Gjilan. Ju jemi mirënjohës kandidatëve për asamble komunale, anëtarëve, aktivistëve të PDK-së dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit, që nuk u ndalën së përkrahuri idealin e Partisë Demokratike për Komunën tonë ka shkruar Leonora Morina Bunjaku.

Gjatë këtij muaji vizituam çdo lagje, shtëpi e fshat, për të prezantuar plan programin tonë i cili i nevojitet më shumë se kurrë Komunës së Gjilanit!.

Me çdokënd që më ra të punoja, ruaj kujtimet më të mira, raportet e shkëlqyera dhe bashkëpunime korrekte.

Përvojat e mira me shumicën, më kanë bërë të besoj në njeriun, tek të tjerët dhe bashkëpunëtorët e kolegët. Gjithmonë kam funksionuar si ekip. Kështu do të mbetem edhe nëse votoni numrin 177 edhe si Kryetarja e parë grua e Komunës së Gjilanit.

Eco Higjiena

Faleminderit edhe për bizneset, profesionistët shëndetësor, mësimdhënësit, zjarrfikësit, policët, shoqërinë civile, OJQ-të, gratë e burrat, të rinj e të moshuar që na hapën derën duke na mbështetur që Partia Demokratike të udhëheqë pas 17 tetorit në Gjilan.

Ne zotohemi se Znj.Leonora Morina Bunjaku si kryetare e ardhshme e Gjilanit së bashku me ekipin fitues do të udhëheqim Komunën me dinjitet e duar të pastra.

Ndryshimi do të vie në Gjilan me Partinë Demokratike. Së bashku për një shëndetësi, arsim, mirëqenie, zhvillim ekonomik më të mirë për të gjithë Gjilanasit.

Ju falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen dhe besimin tuaj ndaj PDK-së!
Na priftë e mbara!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.