Eko Higjiena

PDK: Gjilani i prinë 6 komunave serbe për mostransparencë në qeverisjen lokale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dështimet e qeverisjes në Gjilan nuk mund të mbulohen me shkarkim të ndonjërit prej drejtorëve komunal. Kryefajtori dhe kryedështuesi i qeverisjes së VV-së në Gjilan është ky kryetar komune të cilit i ka humbur busulla thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Vlerësimi për transparencën e komunave të Kosovës, e ka renditur shumë keq komunën e Gjilanit, e cila është e fundit në nivel vendi ku pas komunës tonë renditen vetëm komunat serbe që i raportojnë Beogradit dhe jo publikut dhe qytetarëve të Kosovës.

Në vitin 2022 Gjilani ishte vlerësuar me 78 pikë, ndërsa në raportin e vitit 2023 me vetëm 39 pikë. Kjo gjë është e turpshme për qeverisjen komunale të drejtuar nga Alban Hyseni dhe Vetëvendosje, të cilët Gjilanin e kanë sjellë në këtë gjendje të krahasueshme me komunat që udhëhiqen nga kryetarë serbë.

Mobi Casa

Fakti që edhe transmetimin e seancave të Kuvendit Komunal e ka pamundësuar ky i ashtuquajturi kryetar komune në Gjilan, tregon për mjerimin institucional, politik dhe ekonomik.

Asnjëherë tjetër komuna e Gjilanit nuk e ka përjetuar këtë tmerr institucional.
Dështimet e qeverisjes në Gjilan nuk mund të mbulohen me shkarkim të ndonjërit prej drejtorëve komunal. Kryefajtori dhe kryedështuesi i qeverisjes së VV-së në Gjilan është ky kryetar komune të cilit i ka humbur busulla.

Qytetarët tashmë janë bindur se nuk kanë kryetar komune që i shërben atyre dhe që angazhohet për të përmirësuar dhe zhvilluar Gjilanin. Ky kryetar është zhytur në punë të ndyta, andaj nuk merret me zgjidhjen e problemeve të shumta që ka krijuar kjo qeverisje e VV-së, por po e rritë edhe më tej hendekun institucional karshi qytetarëve tanë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.