UBT

PDK: Gjilani dhuroi 37 tenderë, mbi 2.3 milion euro tendera për “Jabanxhinjë”

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Këto dy vite ishin me bereqet për “Jabangjinjët”, qeverisja e Lutës i dha 37 tenderë kompanive jashtë Gjilanit, në vlerë prej mbi 2.3 milion euro vetëm nga buxheti i varfër i komunës, ndërsa shumë pak kompani të Gjilanit e kishin mundësinë të marrin punë nga komuna e Gjilanit dhe morën tendera vetëm ato kompani që janë financues të Lutës thuhet në një reagim të degës së PDK-së në Gjilan.

Në vitin 2014 komuna e Gjilanit i dha 17 tenderë kompanive jashtë Gjilanit në vlerë prej 923 mijë euro, ndërsa numri dhe vlera e tenderëve u rrit në vitin 2015, ku iu dhanë 20 tenderë në vlerë prej mbi 1.4 milion euro. Pra për dy vite 37 tenderë, me mbi 2.3 milion euro.

Tenderë që morën së shumti në Gjilan, janë kompanitë nga Prishtina që morën 19 tenderë në vlerë prej mbi një milion euro, nga Ferizaji morën 5 tenderë në vlerë prej 483 mijë euro, dhe nga Suhareka në vlerë prej 132 mijë euro, si dhe nga komunat e tjera të Kosovës.

Ndërsa kompanitë Gjilanase që morën tenderë në komunën gjatë këtyre dy viteve janë; Kompania “Tali” që mori 15 tenderë në vlerë prej 1.9 milion euro, “Zuka Company” 6 tenderë në vlerë prej 1.5 milion euro, si dhe nga pak punë që morën ishin edhe kompania “Arianiti-A” 6 tenderë në vlerë prej 617 mijë euro, CDC 4 tenderë në vlerë prej 452 mijë euro. E për shumë kompani tjera Gjilanase nuk kishte fare punë për të marr në komunën e Gjilanit.

Interesant është fakti se nga 37 tenderë që i janë dhënë kompanive jashtë Gjilanit, 9 prej tyre janë dhënë nga komuna e Gjilanit pa procedura të hapura të tenderimit, që do të thotë vetëm përmes dy ofertave.

Atëherë shtrohet pyetja se si e kishin mundësinë që kompanitë jashtë Gjilanit, të informoheshin për shpalljen e tenderëve “të fshehur” jo të publikuara, ndërsa kompanitë e Gjilanit nuk paskan pasur mundësi që të informohen për këta tenderë? Këto janë fakte të mjaftueshme, për ato që flitet se pa dhënë hise të majme bizneset, nuk mund të marrin tenderë në komunën e Gjilanit.

FITORJA

Bërjen e pazarit për marrjen e hises nga bizneset, po e kryen “Agjensioni Ndërmjetësues i Biznesit” (ANB) të cilën po e udhëheq “Bordi” i zyrtarëve më të lartë të komunës së Gjilanit, duke zhvatur bizneset e ndryshme në mënyrë që të pasurohen sa më shpejtë dhe më lehtë në kurriz të taksapaguesve Gjilanas.

Jo rastësisht Agjensioni Kundër Korrupsionit, Auditori Gjeneral, OSHP-ja, KRPP-ja, ia kanë anuluar komunës së Gjilanit 21 tenderë të dhënë, në vlerë prej rreth 4 milion euro. Jo rastësisht edhe Prokuroria është duke hetuar zyrtarët komunal, jo rastësisht organizatat jo qeveritare kanë dhënë vlerësime negative për prokurimin në Gjilan.

Lutfi Haziri po i falimenton bizneset e Gjilanit dhe po i pasuron “Jabangjinjët” nga buxheti i Gjilanit, duke e fuqizuar oligarkinë e biznesit (të një grupi të vogël të bizneseve, në pronësi apo aksionar nga pushtetmbajtësit). “Gjilani i Gjilanasve”, por “Buxheti i Pushtetmbajtësve”.

Për më shumë informata të hollësishme, bashkangjitur e keni listën e tenderëve të dhënë nga komuna e Gjilanit, për kompanitë e komunave tjera. Këto të dhëna janë zyrtare dhe të nxjerrura nga faqja zyrtare e KRPP Prishtinë. (E falënderojë në veçanti ekipin profesional të të rinjëve të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, për punën e madhe të kësaj analize dhe të punëve tjera të rëndësishme që po i kryejnë për çdo ditë).

LISTA E TENDERËVE TË DHËNË për kompanitë “JABANXHI”

Emri i projektit, vlera, operatori ekonomik, vendi i kompanisë
1. Hartimi i projekteve kryesore për nevoja të komunës së Gjilanit, 25,412.00 euro, PRO ART ING – Ferizaj
2. Hartimi i projekteve kryesore për nevoja të komunës së Gjilanit, 18,364.54 euro, EDONA & NGRUP – Prishtinë
3. Kryerja e shërbimit-sigurimi i biletave me aviokompani, 10,000.00 euro, Travel – Prishtinë
4. Furnizim me pajisje te TI për të gjitha njësit shpenzuese të regjionit të Gjilanit, Vlera 10,000.00 euro (vlera e përafërt), City Computers & Xito – Prishtinë
5. Ndërtimi i tereneve sportive vazhdim projekti
111,335.69 euro, EDONA & LEONARD TRANS – Ferizaj
6. Furnizim me Toner për të gjitha njësit shpenzuese
53,363.20 euro, Office Printy – Prishtinë
7. Furnizim me laktofriza për nevoja të Drejtoratit të Bujqësisë
20,000.00 euro, AGROTEKNIKA – Mamushë
8. Manifestimi kulturor “Ditët e Diasporës 2015” – 9,744.00 euro, GISHTAT n.sh. Prishtinë
9. Rregullimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Përlepnicë 89,784.33 euro, NPNT “ENGINEERING” & “ GASHI ING”– Viti
10. Asfaltimi i rrugës Rukije Haliti dhe Vllëzërve Llozana-Gjilan
93,120.12 euro, PAPEMBURG & ADRIANI COMPANY – Ferizaj
11. Rregullimi i kanalizimit në fshatin Bresalc- 212,176.49 euro, NTSH “HAJRUSHI NM”, Viti
12. Implementimi i projektit të E-Kioskave për shërbime të Gjendjes Civile – 16,500.00 euro, “P B C “ shpk & “PBC KOSOVA” shpk – Prishtinë
13. Furnizim me ushqim për kafshë për nevoja të sh.m. të Bujqësisë “Arbëria” Gjilan – 55,700.00 euro, NPT “YLLI COMMERC” – Ranillug
14. Furnizim me naftë për ngrohje për të gjitha njësit shpenzuese të Komunës së Gjilanit – 150,000.00 euro (vlera e përafërt), “Petrol Company” Sh.p.k. – Prishtinë
15. Furnizim me mekanizëm përcjellës për bujqësi – 38,700.00 euro, “ HAXHIJAHA ” sh.p.k. – Rahovecë
16. Asfaltimi i rrugëve në fshatin Cerrnicë – 88,549.00 euro, “ DEKOR GROUP ” sh.p.k. & NTP “ BURIMI” – Prishtinë
17. Furnizim me drunjë dekorativ – 9,930.00 euro, NTSH “3Z INC” – Prishtinë
18. Asfaltimi i rrugëve në fshatin Doberqan lagja e Muhagjerëve
94,554.93 euro, “PAPEMBURG ADRIANI” – Ferizaj
19. Meremetimi dhe ndërtimi i shtëpive për rastet sociale ,ndarja në dy Lote, Lot I – 187,053.40 euro, “ENGROUP “ SH.P.K, – Prishtinë
20. Meremetimi dhe ndërtimi i shtëpive për rastet sociale , Lot II
59,439.58 euro, NNP “CTA” – Prishtinë
Viti 2015 = 1,416,490.42 euro për 20 tenderë kompanive jashtë Gjilanit
NDËRSA PËR TENDERËT E VITIT 2014:
21. Kryerja e shërbimeve-sigurimi i biletave me aviokompani
10,000.00 euro, SHPK.”Travel” – Prishtinë
22. Hartimi i elaboratit për analiza gjeomekanike për projekte të Komunë – 9,000.00 euro, “G&B-TAMPON” SHPK – Podujevë
23. Furnizim me shtëpiza bletësh – 9,500.00 euro, NTSH. “Bleta” – Viti
24. Revidimi i projektit të shkollës së arteve pamore në Gjilan
2,600.00 euro, “EN GROUP” shpk. – Prishtinë
25. Furnizim me një aparat hematologjik dhe një aparat për zhvillimin e filmave stomatologji – 9,900.00 euro, NTSH. “LETA MED” – Suharekë
26. Asfaltimi i rrugës Pograxhë – Bilinicë – 158,877.61 euro, “Papemburg&Adriani” shpk. – Ferizaj
27. Ofrimi i shërbimit të telefonisë mobile për komunikim në rreth 37,224.00 euro, PTK – Prishtinë
28. Asfaltimi i rrugës në lagjen Dardania rruga Muharrem Ibrahimi dhe rrugët VII,X dhe XI – 97,718.72 euro, “Conex Group” shpk. – Prishtinë
29. Furnizim me inventar shkollor për nevoja të Drejtoratit të Arsimi
21,500.00 euro, NTP. “Metali” – Pozheran
30. Rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi në komunën e Gjilanit – 40,000.00 euro, Murseli Company shpk. Kaqanik
31. Furnizim me naftë për ngrohje për të gjitha njësit shpenzuese të Komunës së Gjilanit – 120,000.00 euro, Petrol Company – Prishtinë
32. Ndërtimi i trotuarit nga shkolla fillore “Abaz Ajeti ”- Gjilan deri te shkolla fillore “Mulla Idrizi” në fshatin Velekincë – 118,360.60 euro, shpk “AREA” – Hodonovc
33. Ndërtimi i qendrës Memoriale “Kodra e Dëshmorëve” faza e II-të – 42,903.52, Sh.p.k. “ Dekor Group & Vision Project” – Prishtinë
34. Furnizim me te gjitha llojet e formularëve medicinal, raporte , protokole etj. – 32,904.98 euro, NTP,, Agimi De,, – Deqan
35. Furnizim me aparat fotokopjues dhe projektor për nevoja të shkollës së mesme Gjimnazi dhe institucione tjera komunale
9,849.00 euro, “ASTRONIC” sh.p.k. – Prishtinë
36. Furnizim me derivate për vetura dhe gjeneratorë – 80,000.00 euro, Petrol Company – Prishtinë
37. Furnizim me material Stomatologjik për nevoja të QKMF-së
122,799.00 euro, N.T.SH. “LETA MED” – Suharekë
Viti 2014 = 923,137.43 euro për 17 tenderë kompanive jashtë Gjilanit
TOTAL PËR DY VITE (2014-2015):
2,339,627.85 EURO ( Mbi 2.33 milion euro). Për 37 TENDERË të dhënë për kompanitë jashtë Gjilanit

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.