Hidromorava

PDK: Gënjeshtrat e Lutfi Hazirit i dëshmojmë me dokumente zyrtare

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Për çdo premtim të rremë të Lutfi Hazirit, të ditëve të fundit, në arkivat e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ekzistojnë dokumentacione, shumë nga to edhe me nënshkrimin e tij, të cilat tregojnë për vendime në kundërshtim me deklaratat e shastisura të tij – dokumente zyrtare nënshkruara nga vetë ai.

Emërtimi i rrugëve, për të cilat Lutfi Haziri po gënjen se do t’i ndryshojë emrat, është bërë nga një komision ku kanë marrë pjesë të gjitha partitë, siç do të bëhet kurdo për raste të tilla, që tejkalojnë domenin e Kryetarit të Komunës, po sikur komisioni që ka vendosur emrat aktualë, në të cilin kanë marrë pjesë edhe anëtarët e LDK-së!

Madje kryesuesi i atij komisioni, për emërtimin e rrugëve, ka qenë zonja e nderuar nga LDK-ja, Lirije Avdirrahmani, vendim i cili është aprovuar nga Kuvendi Komunal, me numër protokolli 01.853.020, më datë 31.01.2005, në kohën ende pa ardhur PDK në pushtet! Vendim të cilin PDK e ka respektuar për këto vite, madje ka investuar në këtë projekt madhor dhe ka shtypur dhe vendosur mbishkrimet e rrugëve me të njëjtat emërtime, duke respektuar çdonjërin prej tyre! Ndërsa Lutfi Haziri i shastisur, po luan me ndjenjat e familjeve të dëshmorëve dhe figurave të shquara patriotike të fushave të ndryshme, emrat e të cilëve i bëjnë nder Gjilanit.

ARKATANA

Prandaj, në këtë premtim, Lutfi Haziri po e mohon edhe vetveten dhe thjesht po tregon se është totalisht i painformuar dhe nuk e ka idenë se si merren vendimet e tilla për qytetarët! Edhe pse, për mendimin tonë, as ka pse të jetë i informuar, nga që nuk do t’i duhet asnjëherë në jetë, sepse s’ka për të qenë kryetar i kësaj komune, por arsyeja pse po ia publikojmë këtë fakt është përgjegjësia jonë ndaj qytetarëve, të cilët duhet t’i informojmë me kohë se premtimet e tij janë të jashtëligjshme, të pavërteta e kundërthënëse edhe me dokumentet që ai vetë i ka nënshkruar më parë!

Edhe premtimi i tij për mbylljen e Deponisë së Mbeturinave në Gjilan, tregon për një hipokrizi të pashembullt e cila merr kuptimin vetëm kur thuhet nga goja e Lutfi Hazirit. Në arkivat ku ruhen vendimet e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar dokumentin, vendimin për hapjen e Deponisë së Qytetit, i cili mbanë nr. prot. 01/3620/020, dhe është i nënshkruar nga vetë Lutfi Haziri, më datë 29.06.2001! Pra është vetë Lutfi Haziri ai i cili e ka hapur këtë deponi, për të cilën po u premton qytetarëve se do ta mbyll më 1 dhjetor!

Këto fakte zyrtare, të pakontestueshme, tregojnë që është Deponia e Gënjeshtrave të Lutfi Hazirit, ajo që do të mbyllet më 1 dhjetor nga vet qytetarët e Gjilanit thuhet në reagimin e shtabit të PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.